Ju nuk do ta besoni por James Bond ishte serb. Ai quhej Dushan (Dushko) Popov dhe ka lindur më 10 korrik 1910 në Titel, që në atë kohë ishte pjesë e Mbretërisë AustroHungareze.
Nisur nga ky fakt, Ian Fleming u insipirua dhe krijoi personazhin e agjentit 007, në novelën e tij të parë, më 1953, që u pasua edhe nga shumë tjera më pas.
Popov ishte një agjent i trefishtë gjatë Luftës II Botërore. i cili ka ndihmuar shumë forcat aleate në luftën kundër gjermanëve. Bile, ka paralajmëruar edhe sulmin e japonezëve në Pearl Harbour, më 1941, por nuk është marrë seriozisht.
Ç’është e vërteta, edhe vetë Fleming, që shkroi për James Bondin, ka qenë spiun, që ka punuar për shërbimin sekret informativ britanik.