Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

2025/06/15 at 5:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

Çelniku ia ka dalë të fitojë një luftë të gjatë e të vështirë për jetën dhe duket se motivi ka qenë vajza e vogël, Klaudia. Ajo është pika e tij e dobët dhe kanë një lidhje të veçantë, por mbi Çelnikun rëndon një ndjesi faji.

Pasi ai dhe familja u larguan në emigrim për kurimin e tij, Klaudia mbeti në Shqipëri vetëm për t’i  realizuar dëshirën që të bëhej juriste. Ajo ia ka dalë  mbanë, por në diplomim familja s’ka mundur t’i gjendet pranë ndaj Çelniku dëshiron t’i dhurojë një kujtim në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Kur Klaudia hyn në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, është e bindur se pas ekranit është i ati. E përlotur, ajo ndan  brengën e të përjetuarit këtë rrugëtim pa e pasur pranë familjen fizikisht, por është e vendosur që ëndrrën e të dyve ta çojë deri në fund dhe të bëhet gjyqtare.

Klaudia: Ka qenë një periudhë pak…  problematike jo, por e vështirë për mua.

Ardit Gjebrea: Pse?

Klaudia: Më është dashur që këtë ëndrrën time ta ndjek pak si vetë, pa përkrahjen fizike të familjes. Gjithmonë i kam pasur në krahun tim…

Ardit Gjebrea: Por larg.

Klaudia: Por larg.

Ardit Gjebrea: Për shkaqe shëndetësore dëgjova.

Klaudia: Për shkaqe shëndetësore të pikës sime të dobët, të babit.

Ardit Gjebrea: Babin e ke pikë të dobët?

Klaudia: E di që derisa të vdes, ai do të jetë.

Sapo në ekran shfaqet imazhi i Çelnikut, vajza nuk përmban lotët dhe nuk humb kohë, merr ‘stafetën’ për t’i dhënë një mesazh të atit.

Klaudia: Kam dashur kohë ta bëj një surprizë për babin tim se e meriton. Të gjithë kanë baba, por ky imi  ma besoni, është shumë i veçantë. Dy fjalë do t’i them.

Ardit Gjebrea: Po të të thotë ai përpara njëherë.

Klaudia: Jo, do t’ia them unë!

Ardit Gjebrea: Do t’ia thuash ti? Okej.

Klaudia: Se duhet. Dua t’i them që është babi më i mirë që edhe nëse Zoti do të më jepte sërish, nëse  do  të doja një familje tjetër, do të zgjidhja një milionë herë këtë familje, një milionë herë mamin, një  milionë herë babin, një milionë herë motrën, një milionë herë vëllain. Jam jo e bekuar, por jam vajza më e lumtur për këtë familje që kam. Ma ka bërë me hile, por di t’i them që e dua më shumë në botë. Di t’i them që çfarë kemi kaluar, i kemi kaluar bashkë. Në jetë ka ulje-ngritje, në jetë do të sprovohemi. Unë në jetë do të mbaj vetëm gjërat më të bukura që kemi kaluar dhe janë jo pak, por janë shumë. Di t’i them babit që atë ëndrrën që e kemi të dy shumë afër zemrës, do ta realizojmë deri në pikën e fundit.

Edhe Çelniku i shpreh së bijës se tanimë s’ka gjë që ta ndalë realizimin e dëshirës së tyre.

Çelnik: Babi të kërkon ndjesë. Pas 8 vitesh mungesë, kthehem në Shqipëri nga Franca dhe megjithëse babai yt ka qenë shumë sëmurë dhe kam luftuar me jetën, të kërkoj të falur që nuk jam ndodhur pranë, ti ke mbaruar studimet, je diplomuar. Babi të uron shëndet, lumturi, të dalësh në jetë dhe premtimin që ia kemi dhënë njëri-tjetrit, të jesh e bindur që unë e munda sëmundjen dhe do të më kesh përgjithmonë pranë. Ndihem krenar për ty! Babi të do shumë.

Klaudia: Mund të kenë qenë familja fizikisht larg meje, shpirtërisht kanë qenë në çdo hap timin. Babi, unë di të të them që jam vajza më krenare që të kam ty baba! Të dua shumë!/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..

Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com