Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jam penduar, kam 4 djem në varr”, rrëfimi i gruas që vrau nipin e ish të dashurit

2016/09/30 at 7:29 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jam penduar, kam 4 djem në varr”, rrëfimi i gruas që vrau nipin e ish të dashurit

Kanë kaluar 11 vite prej ditës kur Liljana Mulliri Boro, nga Vidohova e Devollit, vrau dhe hodhi në pus nipin e mitur të ish-­të dashurit të saj.

Për më shumë se një dekadë, gruaja mbart në shpirt jo vetëm barrën e krimit makabër, që tronditi mbarë vendin, por edhe dramën e madhe të vrasjes së tre djemve të saj. Mes lotësh, Liljana, e cila ka mbetur fillikat e vetme, shpreh pendesë dhe pranon se është fajtore e njëherazi shkaktare e vrasjes së tre djemve që lindi dhe atij që e vrau, të cilit prej kohësh e konsideron si birin e saj.

“Jam fajtore, e pranoj. Unë jam penduar se atje janë katër djemtë e mi, jo tre djemtë e mi. Ai është djali im, unë nuk do ta ndaj atë asnjëherë, asnjëherë nuk e kam ndarë.”­ shprehet Liljana Mulliri.

Nga qelitë e burgut 325, Liljana Mulliri, i bën thirrje ministrit të Drejtësisë, ti ulë sigurinë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të shkonte pranë varreve te tre djemve, Taulantit, Xhiljanit dhe Edit, të cilët u vranë pesë vite pasi ajo ishte burgosur.

“Kërkoj të më hiqet siguria e lartë, vetëm për të vajtur tek ata fëmijë. Kur vete atje më duket sikur i kam gjallë. Unë në çdo moment e ndjej fjalën e tyre, dhe unë e ndjej që ata çdo moment janë me mua, edhe pse janë atje. Do ti lutesha shumë ministrit të Drejtësisë të ma hiqte sigurinë e lartë se ajo më pengon shumë.”­ shprehet Liljana.

E dënuara me 25 vite burg, e konsideron veten një nënë fatkeqe dhe mes ngashërimash, thotë se i vetmi motiv qe është ende gjallë, është kujtimi i djemve të vrarë, pasi jeta për të, mbaroi që ditën që vrau fëmijën e pafajshëm.

“Unë me ato kujtime jetoj sot. kujtimet e atyre fëmijëve mua më mbajnë gjallë. Kujtimet e Edit të vogël që ishte 16 vjeç, që në bankën e shkollës vunë vetëm një tufë me lule. Si ja bëri dora që i vrau ata fëmijë, më mbylli derën, më la me duar në gji. Nuk dua të paragjykoj njerëzit, do thonë dhe ti ke bërë një gjë, por unë jam shumë e penduar.”­ deklaron Liljana.

Liljana Mulliri, u dënua me 25 vite burg për vrasjen e Alberto Xhihanit, me xhaxhain e të cilit pati një lidhje intime.

Në vitin 2010 Besim Karaj, nga fshati Thumanë i Krujës, i ekzekutoi tre djemtë. Gruaja këmbëngul se Karaj u pagua për ta kryer krimin dhe se djemtë iu vranë për motive hakmarrje. Zyrtarisht, thuhet se Karaj i vrau tre djemtë e familjes Mulliri, pasi më i madhi prej tyre, Taulanti, kishte një lidhje intime me gruan e autorit./BW

Etiketa: djemgruajapendesaVrasja

Ju sugjerojmë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
Kryesore

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

4 Tetor, 2025 3:21 pm
PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

4 Tetor, 2025 1:25 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
Sport

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 2025 12:11 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

4 Tetor, 2025 11:08 am
Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Para
FOTOT/ “Sfida” brenda familjes, Khloe Kardashian në garë me Kimin për…

FOTOT/ "Sfida" brenda familjes, Khloe Kardashian në garë me Kimin për...

Guvernatori i Kosovës: Nevojiten 100 milionë euro për pensionet e veteranëve, nuk i kemi

Guvernatori i Kosovës: Nevojiten 100 milionë euro për pensionet e veteranëve, nuk i kemi

Ne Kazanët e Medias dhe kryeministri ynë Legen

Ne Kazanët e Medias dhe kryeministri ynë Legen

TE FUNDIT

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
4 Tetor, 2025

Sali Berisha deklaroi se kandidati për kryebashkiak i opozitës do të jetë një “njeri i cili të ketë aftësitë për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë...

Lexo më shumë

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën
4 Tetor, 2025

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk kanë negociuar për kandidatura në Tiranë, por vetëm për modelin që mund të bashkonte më...

Lexo më shumë

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë për të diskutuar mbi takimet e grupit negociator për emrat e kandidatëve për bashkinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com