Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jam ndjerë i turpëruar!”/ Bardhi për Begajn: Iu ankua Presidentit turk se e ka zyrën e vogël!

2024/11/13 at 1:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Buxheti 2025/ Gazment Bardhi: Paratë po shkojnë për kontrata korruptive

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të shumta ndaj Presidentit Bajram Begaj.


Ai thotë se Begaj ka shkarkuar ambasadorin shqiptar në Gjermani, pasi sipas tij, nuk i vendosi në dispozicion eskortë për të takuar fëmijët e tij, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve ku u diskutua për buxhetin 2025, komentoi edhe deklaratën Begajt gjatë takimit me homologun turk, Erdogan, ku iu “ankua” për ambjentet e Presidencës.

“Nuk kam asgjë me stafin teknik të Presidencës, i uroj suksese sekretares së Përgjithshme, në mos gaboj Presidenti ka ndërruar nja 4 sekretarë, nuk e di pse e bën këtë. Uroj që ju të jeni më afatgjatë në detyrë dhe këtë e kam në mënyrë krejt të sinqertë.

Nuk u habita nga kërkesat buxhetore të Presidentit pasi mesa kam kuptuar është në detyrë për rehati, kërkon automjet, një zyrë më komode, një kolltuk më të rehatshëm, nuk di se çfarë ka kërkuar tjetër. Uroj të mos hapë dhe ndonjë sallon bukurie në Presidencë, që ti bëjmë gati nga këtu dhe të mos kemi mundësi ti marrim jashtë në vizita zyrtare.

Sikundër nuk e di se çfarë të dhënash administron Presidenti i Republikës që çdo vit që vjen këtu kërkon fonde për servera. Ka qenë e njëjta kërkesë edhe vitin tjetër, ne ia dhamë. Nuk e di të dhënat e çfarë ruan presidenti.

Secili prej jush ka qenë në Presidencë, kam qenë disa herë në Presidenca të Presidentëve të ndryshëm dhe nuk më rezulton që godina e Presidencës të ketë ndonjë problematike të madhe që të kërkohen fonde për të rikonstruktuar godinën.

Sikundër nuk di se me çfarë automjeti lëviz Presidenti që do një automjet të ri por të jem i vërtetë nuk ka ndodhur kurrë asnjë President as për të kërkuar kolltuk e as për të kërkuar automjet, ky është i pari që e bën dhe nuk habitem fare. Qëndrimi im për Presidenti im është publik, për mënyrën se si ushtron detyrën. Përpara se të kërkojë automjet e kolltuk, automjet, karrige, parukeri brenda Presidencës, të luajë rolin e tij si kryetar i shtetit.

Dua të bëj të qartë se nuk e ka luajtur asnjë dittë rolin që kur është ulur në atë karrige, madje është dhënë disa herë shansi të ngrihet në lartësinë e Kreut të Shtetit pavarësisht se kush e ka emëruar në detyrë dhe nuk ka guxuar ta bëjë asnjëherë. Madje ne i kërkojmë të japë shembullin se si nuk jep mesazhin e ndasisë politike.

Presidenti shkarkoi një nga diplomatët më të mirë të karrierës që ka pasur Shqipëria, ambasadorin tonë në Gjermani sepse nuk i vuri në dispozicion eskortë dhe makinë, që të shkonte Presidenti në komoditet për të takuar fëmijët e tij që jetonin në një vend tjetër, e shkarkoi ambasadorin në Gjermani. Ndërkohë që për aktivitete të ambasadorëve që marrin pjesën ë aktivitete politike të PS nuk flet asnjë fjalë, e vetmja fjalë që thotë është që ‘dua kolltuk të ri’. Madje në atë histori zonja kryetare, Presidentit ngaqë iu acaruan shumë nervat nga ambasadori që më pas e shkarkoi se nuk i vuri në dispozicion makinë komode, vrau dorën dhe mori dhe nja 6 mln apo 60 mln se nuk e di a ishin të reja apo të vjetra, që të kurohej. Në vend që paratë të shkonin tek të sëmurët, buxheti i shtetit financoi rregullimin e dorës së Presidentit.

Jam ndjerë i turpëruar, që ne presim një Presidenti të një vendi mik, Presidenti turk dhe çdo shqiptar tallet me presidentit e vendit të vet që në vend ti urojë mirëseardhjen presidentit mik i ankohet që ka zyrën e vogël.

Nuk di që Presidenti bën batuta, aq më tepër në raporte institucionale”, u shpreh Bardhi.


Ju sugjerojmë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Para
Drejtori i Policisë, Ilir Proda tek ‘Siguria’: Për masakrën e Shkodrës shumë shpejt do kemi rezultate

Drejtori i Policisë, Ilir Proda tek 'Siguria': Për masakrën e Shkodrës shumë shpejt do kemi rezultate

Berisha: Përgatitemi për mosbindje civile të zgjatura

Berisha: Përgatitemi për mosbindje civile të zgjatura

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
















TE FUNDIT

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Nëntor, 2025

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Bathore. Policia bën të ditur se rreth orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com