Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jam Matteo Messina Denaro”, koloneli rrëfen arrestimin e bosit të mafies pas 30 viteve

2023/01/18 at 10:56 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Jam Matteo Messina Denaro”, koloneli rrëfen arrestimin e bosit të mafies pas 30 viteve

Për 30 vjet me radhë Matteo Messina Denaro ia kishte dalë që t’i shpëtonte arrestimit, ndonëse ishte personi më i kërkuar në Itali. Një prej drejtuesve të Cosa Nostra-s, përgjegjës për disa prej masakrave më të rënda në vitet 90-të, u arrestua mëngjesin së hënës në një klinikë private në Palermo, ku shkonte për seanca kimioterapie. Messina Denaro nuk e priste arrestimin, megjithatë kur u gjet përpara zyrtarëve të policisë, e pranoi menjëherë se kush ishte: “Jam Matteo Messina Denaro”, tha ai.


Pavarësisht se prej vitesh punohej për të rënë në gjurmët e tij, autoritetet italiane kishin vetëm foto në moshë më të re të superbosit. Pamjen e tij aktuale e kishin krijuar në mënyrë dixhitale. Megjithatë, identikitet e krijuara ishin të sakta, pasi sapo e panë, e njohën.

Detajet për këtë operacion masiv ku morën pjesë disa reparte të karabinierëve, i dha Lucio Arcidiacono, komandanti i repartit investigues i ROS (Grupi i Operacioneve Speciale) të Karabinierëve. Arcidiacono ishte personi që udhëhoqi këtë operacion dhe u gjet përballë super mafiozit. Emisioni “Opinion”, në Tv Klan, përcolli mbrëmjen e kësaj të mërkure intervistën që Koloneli Lucio Arcidiacono dha pak orë pas arrestimit të Messina Denaros.

 

Gazetarja: Kolonel, ndërkohë nëse mund të na tregoni se çfarë ndodhi pikërisht nga pikëpamja teknike këtë mëngjes, si ndodhi arrestimi i Matteo Messina Denaro-s.

Koloneli Lucio Arcidiacono: Atëherë teknikisht u organizua një ndërhyrje tepër komplekse me një strukturë të rëndësishme që ishte formuar nga stafe të ndryshme që vinin nga degë të ndryshme të Armës së Karabinierëve. Kishte një komponent edhe më të specializuar që përfaqësohej nga një grup special ndërhyrjeje, ishte dhe komponenti ynë i Grupit të Operacioneve Speciale (ROS) që është marrë me aktivitetet e hetimit. Gjithashtu ishte edhe komponenti i komandës territoriale të karabinierëve që na ka ofruar një mbështetje të çmuar, si gjatë zhvillimit të hetimeve, ashtu edhe sot në fazën ekzekutuese. Pra një strukturë shumë-shumë e fortë, mjaft e rëndësishme edhe sepse u gjendëm, na u desh të ndërhynim, pa e parë kurrë ndonjëherë të shumëkërkuarin, pra për ne sot, ishte hera e parë që e shihnim, kështu që na u desh të organizoheshim në mënyrë masive, pikërisht për ta kapërcyer këtë hendek që ne kishim ndaj të të kërkuarit…

Gazetarja: Si shkoi? Domethënë ku e gjetet?

Koloneli Lucio Arcidiacono: Praktikisht e gjetëm… e kemi gjetur falë zonës së rrethimit të survejuar nga personeli që ishte përgatitur më parë. E gjetëm në një rrugicë anësorë që gjendet pikërisht shumë pranë strukturës shëndetësore dhe është një rrugicë anësore që përshkruhet për të vajtur tek një parking që punonjësit e klinikës e përdorin për të hyrë brenda saj. Pra, në zonën e rrethimit, ushtarakët që ndodheshin aty, patën mundësi ta identifikonin, sepse më duhet ta them që faktikisht duke e parë në fytyrë, identifikohej lehtësisht dhe pasi e njohën proceduan menjëherë me ndalimin e tij dhe të bashkëpunëtorit dhe më pas, edhe me gjithë strukturën e ngritur bëmë gjithçka që duhej bërë në këtë rast.

Gazetarja: Në konferencën për shtyp u duk që ai e kishte kuptuar?

Koloneli Lucio Arcidiacono: Jo, absolutisht që jo! Absolutisht jo! Ju siguroj që nuk kishte kuptuar asgjë që ne ishim të pranishëm brenda strukturës, që ai kishte dalë vetëm për një moment ndoshta për të bërë diçka, nuk e di, mund të bëjmë hipoteza, por jemi të sigurt për atë që ai nuk e kishte kuptuar. Ai ndoshta ka kuptuar që po bëhej një ndërhyrje kur më pas vuri re nga jashtë praninë në masë. Praninë tonë të madhe në numër, atëherë ka menduar të largohet duke ndjekur një rrugë, por gjithçka ishte e bllokuar. Me pak fjalë, personeli që ndodhej aty e njohu dhe e ndaloi, pra në bëmë gjithçka.

Gazetarja: E ndaluat dhe ai e pranoi, u prezantua?

Koloneli Lucio Arcidiacono: Sigurisht që po! Iu kërkua, i kërkova nëse e konfirmonte identitetin e tij dhe tha: E dini ju kush jam unë? Dhe më pas na u përgjigj shprehimisht: Jam Matteo Messina Denaro…

Gazetarja: Gjendja juaj shpirtërore në atë moment?

Koloneli Lucio Arcidiacono: Gjendja jonë shpirtërore… Është diçka e komplikuar për t’u treguar, tepër e komplikuar për t’u përshkruar…

Gazetarja: Si është gjendja e Matteo Messina Denaros sot?

Koloneli Lucio Arcidiacono: Mund të themi që është i sëmurë rëndë, ka patologji të rënda dhe po kurohet. Ai sot kishte ardhur pasi do t’i nënshtrohej një cikli kimioterapie, kështu që sigurisht gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë, por mbi këtë nuk di të them gjë tjetër. Është e nevojshme të flitet me mjekët që po e kurojnë.

Gazetarja: Ju thatë që u identifikua menjëherë, pra fytyra e tij ishte shumë e ngjashme me atë që kishim parë në identikitet e zhvilluara në mënyrë dixhitale. Po si është e mundur që nuk ishte identifikuar.

Koloneli Lucio Arcidiacono: Sepse mesa duket, nuk ka patur raste të tilla ku mund të identifikohej nga ne… ndoshta…

Gazetarja: Nuk e kam fjalën për ju, por për personelin shëndetësor…

Koloneli Lucio Arcidiacono: Jo për personelin shëndetësor nuk mund t’ju them, sepse e shihni dhe vete… Ju po më bëni këto pyetje mua që kam vite të tëra që punoj sikurse dhe kolegët e mi, që kanë punuar në këtë hetim. Ne kemi punuar dhe jetuar me të vetmin mendim, me të vetmen ide dhe të vetmin objektiv për ta arritur. Për ne mund të jetë e lehte, por për një person që bën një jetë normale, një profesionist që më pas i vjen dikush që ka një dokument që siç edhe u shpjegua duket edhe një dokument i vlefshëm, pra sipas meje mund edhe të kalonte…

Gazetarja: Ku ndodhet aktualisht Matteo Messina Denaro? Është akoma në Palermo?

Koloneli Lucio Arcidiacono: Kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjem dot….

Arratia e Matteo Messina Denaro nisi në Qershor të vitit 1993. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm si urdhërues i masakrave në Capaci dhe D’Amelio.

*Intervista është realizuar të hënën, kur ende nuk dihej vendi ku ishte transferuar superbosi. Një ditë më parë u mësua se ai është transferuar në regjimin 41bis, në burgun e sigurisë së lartë në Aquila./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
Para
I tregoi botës masakrën serbe në Reçak, Walker: Gjeta grumbuj kufomash

I tregoi botës masakrën serbe në Reçak, Walker: Gjeta grumbuj kufomash

Masakra e Reçakut, Walker: Serbët grumbulluan burrat dhe i vranë

Masakra e Reçakut, Walker: Serbët grumbulluan burrat dhe i vranë

Walker: Serbët sulmuan në Reçak pasi u largua Misioni i Verifikuesve

Walker: Serbët sulmuan në Reçak pasi u largua Misioni i Verifikuesve
















TE FUNDIT

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
9 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Dobrindt flet për rritje të dhunës midis ekstremistëve të rinj. Ai beson se përgjegjësia bie...

Lexo më shumë

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
9 Qershor, 2025

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës – për të cilin u pajtua me Ukrainën...

Lexo më shumë

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
9 Qershor, 2025

Mbrëmjen e nesërme, Kombëtarja Shqiptare do të zbres sërish në fushën e blertë ku do të përballet me Letoninë, ndeshje...

Lexo më shumë

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
9 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Letoninë në transfertë. Tekniku kuqezi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com