Kronikë

“Jam baba i 2 fëmijëve”, u tentua të vritej 2 herë, letra e Otit të Elbasanit për Krajën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 13/12/22 |
Opi Nion

Emri i Elton Kila i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit, ka dalë dy herë si “objektiv” për tu eliminuar fizikisht nga grupe kriminale në qytetin e Elbasanit.

Të dy tentativat për vrasjen e tij, kanë dështuar pasi ai nuk ka qenë pranë pikave ku vrasësit me pagesë kishin planifikuar për ta hequr qafe.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ditën e sotme ka zbuluar në “Abc news” se vetë Elton Kila i është drejtuar me një letër direkt, kreut të SPAK, Arben Kraja, lidhur me situatën në të cilën ai gjendej, por deri më tani sipas Hoxhës, Oti i Elbasanit nuk është thirrur për të dëshmuar në SPAK dhe as nuk është lëshuar urdhër mbrojtje për të dhe familjen e tij.

Por çfarë thuhet në letrën që Elton Kila i është drejtuar SPAK?

Ai i drejtohet drejtuesit të SPAK, Arben Krajës se është informuar nga mediat që është i rrezikuar për tu vrarë. Ai mes të tjerash thekson se ka mësuar se është nën monitorim për t’u vrarë nga grupi i financuar nga Erjon Alibej.

Elton Kila kërkon të jap shpjegime përpara SAK për të sqaruar pozitën e tij. Po ashtu Kila në letrën e tij e njofton Arben Krajën se ka bërë kërkesë në polici për të përfituar mbrojtje.

“Kërkoj të jap shpejgime për të sqaruar pozitën time. Kam bërë kerkesë te ju, me datë 10.11.2022 dhe në polici për te me ofruar mbrojtje. Jam njeri që dua të vazhdojë rutinën e jetës time. Baba i dy vajzave. Kërkoj të vazhdoj jetën time.” shkruhet më tej nga Elton Kila.

Por kush e do të vrarë Oti Kilën

Kujtojmë se disa ditë më parë gazetari Artan Hoxha u ndal tek arrestimi i Xhafer Deliut në fillim të muajit tetor, i cili u kap me gjysmë kilogram drogë të llojit heroinë. Hoxha shtoi se në celularin e tij janë gjetur foto dhe biseda bindëse se në Elbasan do të kryheshin dy goditje për të eliminuar dy persona të njohur në këtë qytet.

“Më 10 tetor në Elbasan u ndalua një person, i njohur si Xhafer Deliu. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe gjysmë kilogrami heroinë. Ky person kur është ndaluar se ka qenë edhe në arrest shtëpie. Në telefonin e tij u gjenden biseda se po përgatiteshin dy vrasje me pagesë. Pra dy atentate.” tha Hoxha.

Mes të tjerash gazetari ka theksuar se Xhafer Deliu ka pasur në celularin e tij, kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibejt në Elbasan.

“Kishte kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibeaj, apo njohur si vëllai i Spahiut që u vra në Belgjikë. Ka pasur kontakte mes Xhafer Deliut dhe Arben Spahiut.” tha Hoxha.

Sipas Hoxhës në celularin e Xhafer Deliut janë gjetur foto të Dine Çamit dhe foto e Otit të Elbasanit. Hoxha theksoi se është shumë e qartë që kjo është një hakmarrje që tentohet të kryhet për shkak të masakrës së Bradasheshit.

“Në celularin e tij, u gjetën foto të Abedin Mema, apo Dine Çami. Dine Çami u shpall në kërkim për operacionin “Plumbi i Artë”, që u rrëfye Dumani. Thuhet se Dine Çami është burri i tezes së Kelit të Kombinati edhe ky në kërkim për shkak se akuzohet për masakrën e Bradasheshit. Keli i Kombinatit është në Dubai i lirë atje. Meqënëse nuk e gjejnë dot kanë dashur të godasin Abedin Memën. Dukej që ishte atentat ndaj tij për hakmarrje. Është gjetur edhe foto të Otit të Elbasanit, që do vriste vetë Nuredin Dumanit. Janë gjetur foto.” shtoi gazetari Artan Hoxha.

Hoxha theksoi se kur Xhaferr Deliu është pyetur se pse i ka fotot, ka thënë se ka njohje me ta por më pas rezultoi se janë përdorur nga grupi që po organizohet për goditjen e radhës për të vrarë Abedin Memën dhe Otin e Elbasanit.

“Kur janë pyetur pse i ka foto, Xhaferr Deliu ka thënë se kam njohje por më pas rezultoi se janë përdorur nga grupi që po organizohet për goditjen e radhës për të vrarë Abedin Memën dhe Elton Kilën (Otin e Elbasanit). Otit të Elbasanit, është hera e dytë që i del emri për tu ekzekutuar. Ai ka kërkuar mbrojtje për vetë dhe për familjen. Por ai, as nuk është thirrur për të dëshmuar. Është hera e dytë që tentojnë ta vrasin. Hakmarrja është për masakrën e Bradasheshit dhe Andi Zylyfit. Kjo është për të marrë hak për vrasjen e Indrit Alibeajt.”

“Del, se kush e kërkon eliminimin e Elton Kilës. Është për hakmarrje për Bradasheshin. Pse nuk e pyesin? Është e dyta herë që kërkohet të eliminohet. Henrik Hoxha e priti gjithë ditën por nuk kishte ardhur në vendin ku do kryhej vrasja. 200 mijë euro u paguan. Edhe këtë herë u gjet grupi që do e eliminonte. Minimalisht të merret në pyetje se nuk është marrë. ” tha Hoxha.

Pas