Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jakov Millatoviç, presidenti i ri i Malit të Zi. Gjukanoviç e uron për fitoren

2023/04/03 at 8:57 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Jakov Millatoviç, presidenti i ri i Malit të Zi. Gjukanoviç e uron për fitoren

Kandidati për president i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, ka fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërshtari i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviç, ka marrë rreth 39.8 për qind, treguan rezultatet preliminare të 90 për qind votave të numëruara, sipas parashikimeve të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim.


“Sonte është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet, kjo është fitorja e Malit të Zi të pajtuar”, tha presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në fjalimin e tij të parë paszgjedhor.

Gjukanoviç ka uruar Millatoviçin për fitoren.

“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, tha Gjukanoviç.

Edhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka uruar Millatoviçin për fitoren.

Ai ka shkruar në Twitter se “Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur!” dhe se “do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”.

Kush është Jakov Millatoviç?

Jakov Millatoviç u lind në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në dhjetor të vitit 1986. Ishte po ai vit që Gjukanoviçi iu bashkua presidencës së Lidhjes Socialiste të Rinisë së Jugosllavisë, që më pas i shërbeu si trampolinë për postin e presidentit dhe kryeministrit në periudhën postkomuniste dhe pas pavarësisë së Malit të Zi.

Pasi përfundoi studimet për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Millatoviç kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Ai mori diplomën në nivelin master në ekonomi në Oksford.

Pas studimeve akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank, para se t’i bashkohej Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si ekonomist në Londër dhe Podgoricë.

Më pas, në zgjedhjet e vitit 2020 ai fitoi një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku fitoi shumica pro-serbe dhe pro-serbe ortodokse dhe grupime të tjera, zgjedhje këto që çuan DPS-në e Gjukanoviqit në opozitë, për herë të parë që nga mbajtja e zgjedhjeve shumëpartiake në vitin 1990.

Pothuajse një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë, dhe rreth dy e treta adhurojnë krahun lokal të Kishës Ortodokse Serbe. Tensionet me Beogradin janë ulur gjerësisht që kur Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia më 2006, por çështjet lidhur me identitetin kombëtar të Malit të Zi dhe kulturën e përbashkët janë ende pika të nxehta të debatit.

Millatoviç la punën jashtë vendit dhe u bë ministër i Ekonomisë në Qeverinë “teknike” të kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe ishte një prej “12 dishepujve” – ashtu siç i kishte quajtur Krivokapiç – në Qeverinë që u formua në negociatat e përcjella nga afër nga Kisha Ortodokse Serbe. Negociatat për koalicionin qeverisës u mbajtën në Manastirin Ostrog, për të vënë në pah kredencialet pro-serbe dhe pro-kishës të Qeverisë së formuar.

Në Qeveri, Millatoviç shumë shpejt iu bashkua edhe ministri i Financave, Millojko Spanjiç.

Që të dy shumë shpejt treguan se kishin aftësi të fitonin simpatinë e populistëve.

Spajiç dhe Millatoviç ishin arkitektë të një skeme stimuluese dhe të reformave që pjesërisht rritën pagat, duke hequr kontributet nga skema e kujdesit shëndetësor në mes të pandemisë së koronavirusit. E quajtur si “Evropa Tani”, plani tregoi rezultate të menjëhershme, duke kontribuar në më shumë se dyfishimin e pagës minimale – nga 222 euro në 450 euro – dhe duke rritur pagën mesatare nga 530 euro në 670 euro.

Kritikët kanë thënë se këto veprime ranë ndesh me premtimin e Millatoviçit se Qeveria ishte e “përkushtuar për reforma strukturore” dhe këto vendime dëmtuan aspektin financiar të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe e bënë shtetin të cenueshëm ndaj një “skenari grek” të falimentimit. Millatoviç për dështimin e reformave ia ka lënë fajin mungesës së vullnetin politik, që sipas tij ka penguar po ashtu edhe anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Por, nisma Evropa Tani u dha mbështetje të madhe popullore të dy nismëtarëve të saj.

Duke kritikuar ashpër epokën e Gjukanoviçit, Millatoviç u mburr se “kjo është rritja e parë e rëndësishme e standardit të jetesës në Mal të Zi në 30 vjetët e fundit”. Ai sugjeroi po ashtu se shteti mund të arrijë të ketë “një pagë mesatare [mujore] prej 1.000 eurosh në një periudhë të shkurtër kohore”.

Qeveria Krivokapiç nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në shkurt të vitit 2022. Mocioni u ngrit pas mohimit të gjenocidit në Srebrenicë më 1995 nga një ministër malazez. Megjithatë, kjo Qeveri qëndroi në detyrë deri në prill të atij viti.

Në qershor të vitit 2022, Spajiç si kryetar dhe Millatoviç si zëvendës i tij, krijuan një parti të re politike, të përshkruar si centriste, pro-BE-së me agjendë kundër korrupsionit, të quajtur Lëvizja Evropa Tani.

Në tetor të vitit 2022, me Millatoviçin që udhëhiqte listën e partisë së tij, Evropa Tani në Podgoricë – qytet ku jeton një e treta e banorëve të Malit të Zi – fitoi 21 për qind të votave, duke premtuar se do të modernizojë fuqinë punëtore dhe do të sjellë prosperitet ekonomik.

Spajiç, që është serb, njoftoi për planet e tij për të sfiduar Gjukanoviçin në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, por pjesëmarrja e tij në garën presidenciale u pengua për shkak se adresa e tij zyrtare e banimit për një kohë të gjatë ka qenë në Serbi dhe për shkak të dyshimeve se ka shtetësi të dyfishtë.

Por, Millatoviç shpejt zuri vendin e tij dhe garoi në zgjedhje.

Si kandidat, ai ka përdorur përvojën e tij në ekonomi dhe ka mbështetur rrugëtimin e Malit të Zi drejt BE-së, që është ngadalësuar për shkak të dështimit të reformave dhe lodhjes nga procesi i zgjerimit nga anëtarët e bllokut.

Ai, po ashtu, në vazhdimësi ka kërkuar të ketë raporte të ngushta me Serbinë.

Kundërkandidati i tij, Millo Gjukanoviq, udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi, ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.

Ai ka qenë një aleat kryesor i Perëndimit për kundërshtimin e ndikimit rus. Ai ka këmbëngulur se kjo betejë nuk ka përfunduar pavarësisht anëtarësimit të Malit të Zi në NATO shkaku i politikave të supozuara ekspansioniste të Serbisë dhe ndikimit të Rusisë.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak./REL

 

Etiketa: gjukanovicJakov Millatoviçmali i ziPresident


Ju sugjerojmë

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 Janar, 2026 9:27 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë
Bota

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë

14 Janar, 2026 8:29 pm
“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump
Bota

“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump

14 Janar, 2026 8:21 pm
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet
Bota

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

14 Janar, 2026 7:35 pm
Para
Nis në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK

Nis në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK

Aksident në Librazhd, makina bie në përrua, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Aksident në Librazhd, makina bie në përrua, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Video/Momenti i aksidentit në Astir, makina ngre në ajër këmbësorin

Video/Momenti i aksidentit në Astir, makina ngre në ajër këmbësorin
















TE FUNDIT

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
14 Janar, 2026

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E...

Lexo më shumë

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
14 Janar, 2026

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com