Jahti prej 140 milionë dollarësh në pronësi të gruas së të ndjerit Steve Jobs është përplasur me një anije tjetër që është në pronësi të miliarderit meksikan.
Video është publikuar nga miliarderi meksikan Ricardo Salinas i cili tregon momentin në të cilin anija e tij goditet nga Venusi.
Në këtë përplasje është përfshirë jahti 78-metërsh Venus, në pronësi të gruas së themeluesit të Apple, Laurene Powell Jobs, si dhe jahti Lady Moura prej 105 metrave që e posedon biznesmeni meksikan Ricardo Salinas.
Përplasja mes dy jahteve ka ndodhur në Gjirin e Napolit.
Ka qenë vetë Salinas, i cili ka treguar në rrjete sociale se çfarë ka ndodhur, duke publikuar edhe videon e përplasjes mes dy skafeve luksoze.
”Nuk do ta besoni kurrë, por jahti ynë u godit kur ishim në Napoli. Jahti i Steve Jobs, themeluesit të Apple na goditi ndërsa ishim ankoruar në brigjet e Napolit. Do të doja të dija se çfarë po bënin kapiteni dhe ekuipazhi kur nuk shihnin përpara një jaht të përmasave të mia”, shkruan miliarderi meksikan.
Jahtet u përplasën kur erërat e forta goditën brigjet italiane të Napolit./Opinion.al