Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jahtet përjashtohen nga TVSH”, Tabaku: Propozimi i qeverisë në 10 prill

2020/04/15 at 11:48 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se ka krijuar lehtësira fiskale për importuesit e jahteve në Shqipëri ndërkaq të njejtën gjë sipas saj nuk po e bën me sipërmarrjet që po vuajnë nga kriza e pandemisë.

Ditën e djeshme Tabaku paraqiti projektvedimin për të përjashtuar nga TVSH importuesit e jahteve dhe deklaroi se ky dokument u dërgua në Kuvend më 10 prill.

Kjo gjë u kundërshtua nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anlia Denaj dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Megjithatë, Tabaku shkruan se qëndrimet e tyre janë kontradiktore me njëra tjetrën.

“Mirëpo, si fajtorë dhe të kapur në flagrancë mazhoranca nxitoi të përgënjeshtronte dhe të mohonte faktet. Kështu sajoi jo një alibi por dy të tilla që ishin dhe janë në kundërshti me njëra-tjetrën. Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, u shpreh se vendimi për Jahtet është marrë përpara 3 muajsh dhe jo sot si dhe shtoi se nëse lehtësohen politikat fiskale për jahtet pas x vitesh do të prodhojnë të mira. Ndërkohë që ministri i Turizmit, u shpreh se ky përjashtim nga TVSH-ja për jahtet bëhet për të hapur ekonominë dhe për t’i dhënë frymëmarrje turizmit si dhe për të kaluar krizën duke qenë një stratrgji e mirë menduar e qeverisë”, shkruan Tabaku.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike akuzon qeverinë se në 7 vite ka abuzuar me pushtetin duke krijuar lehtësira për “një grusht oligarkësh” nëpërmjet ligjeve dhe nga ana tjetër ka bërë propagandë se ka qenë duke ndihmuar pjesën më të madhe të popullit.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut

Mbrëmjen e djeshme bëra publik një projektvendim të qeverisë për të përjashtuar nga TVSH importuesit e Jahteve. Projektvendimi u dërgua në Kuvendin e Shqipërisë në datën 10 Prill 2020. Çdo shqiptar ka ende mundësinë ta shohë të zezë mbi të bardhë vendimin që i përjashton importuesit e jahteve nga TVSH por jo sipërmarrjet që vuajnë sot krizën e pandemisë.

Mirëpo, si fajtorë dhe të kapur në flagrancë mazhoranca nxitoi të përgënjeshtronte dhe të mohonte faktet. Kështu sajoi jo një alibi por dy të tilla që ishin dhe janë në kundërshti me njëra-tjetrën. Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, u shpreh se vendimi për Jahtet është marrë përpara 3 muajsh dhe jo sot si dhe shtoi se nëse lehtësohen politikat fiskale për jahtet pas x vitesh do të prodhojnë të mira. Ndërkohë që ministri i Turizmit, u shpreh se ky përjashtim nga TVSH-ja për jahtet bëhet për të hapur ekonominë dhe për t’i dhënë frymëmarrje turizmit si dhe për të kaluar krizën duke qenë një stratrgji e mirë menduar e qeverisë.

Ministrja Denaj e cila hiqet si e painformuar ose e keqinformuar sepse në faqen e kuvendit tregohet qartë data e depozitimit 10 Prill dhe në relacion thuhet se ky projektligj nuk është “parashikuar në programin analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2020”.

Ndërsa ministri Klosi nga ana e tij i shpalos sipërmarrësve të turizmit që do të goditen më fortë nga kriza e coronavirus, cinizmin e hapjes së ekonomisë. Duke na kujtuar jo pak cinizmin e paketës fiskale që nuk i fal pagesën e TVSH-së për asnjë biznes edhe kur ky vuan, por është i gatshëm të bëjë shkrumb e hi arkën e shtetit për përfituesit e përhershëm.

Tani kushdo e ka të qartë se fytyra e vërtetë e qeverisë në 7 vjet ka qenë pikërisht kjo. Abuzo me pushtetin, jepu vetëm një grushti individësh lehtësira fiskale dhe më pas propagando sikur po punon për shqiptarët. Ky ka qenë dhe është rrethi vicioz i qeverisë prandaj nuk është habi që edhe sot të vazhdojnë të njëjtën skemë. Megjithëse hera herës, kur nevoja thërret janë të gatshëm të shiten edhe si luftëtarë pro-shqiptarëve e gjoja të luftojnë oligarkinë me fjalë por jo me vepra. Në realitet bëjnë atë qe kanë bërë në 7 vite: vetëm mbështesin oligarket me çdo mënyrë me ligje speciale, me favore me tendera! Bamirës me oligarkët, arrogant me ato në nevojë.

Fatkeqësisht, në këtë kohë krize; Mirë Coronavirusi, por shqiptarët nuk po i lë rehat as cinizmi i qeverisë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest
Bota

Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest

20 Tetor, 2025 7:01 pm
Para
Bilanci nga Spanja, ulet numri i viktimave

Bilanci nga Spanja, ulet numri i viktimave

Nuk respektuan oraret e lëvizjes, ndëshkohen mbi 100 këmbësorë

Vijon të jetë i lartë numri i shkeljeve të masave kundër koronavirusit

Koronavirusi në Holandë, kabina të posaçme për të takuar të moshuarit

Koronavirusi në Holandë, kabina të posaçme për të takuar të moshuarit

TE FUNDIT

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com