Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë në SHBA ku është takuar me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikt, Zainab Bangura.
Jahjaga, kërkoi nga Banguras që ta ndihmojë të gjendet një mënyrë që përdhunimet e grave shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës, të njihen ndërkombëtarisht si krime lufte.
“Gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takova me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm Zainab Bangura, tw cilës i kërkova ndihmë për të gjetur mënyra që statusi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të njihet ndërkombëtarisht si krim lufte”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.