Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jabanxhi në shtëpi të vet”, përmbaruesi i ndryshon bravën e shtëpisë me hipotekë

2022/05/26 at 9:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jabanxhi në shtëpi të vet”, përmbaruesi i ndryshon bravën e shtëpisë me hipotekë

Kristaq Qiqi ka blerë një apartament në vitin 2012 në rrugën e Kavajës me kontratë të rregullt. Vitet e fundit ai është pajisur edhe me certifikatë pronësie.

Në vitin 2021 vihet në dijeni nga përmbaruesi privat Besnik Bajraktari, se duhet të lironte shtëpinë pas një konflikti mes ndërtuesit dhe pronarit të truallit.

Qiqi nuk i vuri shumë rëndësi kësaj kërkese, duke qenë se kishte certifikatë pronësie dhe në vendim nuk përmendej prona konkrete e tij.

“Në vitin 2012, kam 10 vjet që banoj aty. Tani na del ky përmbaruesi Besnik Bajraktari dhe lidhet nëpërmjet Facebook, kontakton me vëllain tim dhe ai më sinjalizon mua. I shkoj në zyrë dhe i them çfarë problemi ke me mua. Tha kam një vendim gjykate të formës së prerë të Apelit që kjo pronë i përket Bashkim Pasmaçiut. Vendimi i gjykatës nuk ka specifikim fare. I thashë në gjyq më jep fletën e gjyqit dhe paraqitem. Iki në Londër, pandemia bllokoi gjithë zonën”.

Por në 10 Gusht 2021, kur Kristaqi ndodhej në Londër kthehet me urgjencë dhe e gjen bravën e apartamentit të tij, të ndryshuar.

“Shoh Besnik Bajraktari, përmbaruesi kishte bllokuar shtëpinë. Kam 9 muaj që po bredh rrugëve me shtëpinë time. Nuk i kam borxh njeriu. Lahem te vllai, te motra, te nipi. Të jesh jabanxhi në shtëpinë tënde”.

Zyra e Përmbarimit nuk tërhiqet e po kështu dhe pretenduesja e apartamentit Ada Pasmaçiu.

Kristaq Qiqi: Keni vepru gabim, sepse Gjykata e Apelit nuk e specifikon ambientin, se ku jetoj unë…as nuk e ka rrëzu. Dakord? Që të thotë, ta ketë të shkruajtur…

Zyra e Përmbaruesit Besnik Bajraktari: Siç ta thashë edhe herën e kaluar,nëse ne e kemi bërë bërë gabim, do mbajmë përgjegjësinë, që na takon.

Kristaq Qiqi: Do mbani përgjegjësi ju?

Zyra e Përmbaruesit Besnik Bajraktari: Po kaq, do na mundësh me gjyqe në rregull! Po vendosi gjykata, ta kthejmë prapë. Cfarë të të them unë tani…? Se nuk di çfarë të të them! Për Zotin nuk di ça me të thënë.

Kristaq Qiqi: Gjykata e Apelit çmon…nuk ka përcaktuar, se si do të ekzekutohet detyrimi nga palët e paditura, pasi nuk ka specifikuar pozicionin e ambienteve, gjendjen faktike të tyre…Mirupafshim! Merre lexoje, lexoje pak ti…!

Zyra e Përmbaruesit Besnik Bajraktari: Ky është problemi, se ti e lexon si do vetë. Unë e lexoj ndryshe…

Kristaq Qiqi: Si e lexon? Po aty thotë nuk mund ta përcaktojë. Një sekondë! Nuk mund ta përcaktojë thotë gjykata! Je në terezi ti!

Në mënyrë absurde Kadastra e Tiranës ka anuluar certifikatën e Kristaqit, pa asnjë lloj baze ligjore dhe për këtë arsye, palët janë në gjyq.

Ju sugjerojmë

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

22 Nëntor, 2025 9:20 am
Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor
Aktualitet

Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor

22 Nëntor, 2025 9:16 am
Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
Bota

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

21 Nëntor, 2025 10:08 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
Aktualitet

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

21 Nëntor, 2025 8:43 pm
Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Abuzimi i përmbarimit dhe komisariatit 3 në rrëmbimin e apartamentit

Abuzimi i përmbarimit dhe komisariatit 3 në rrëmbimin e apartamentit

Gazetarja: 500 deri në 600 milionë euro në vit janë para të pista

Gazetarja: 500 deri në 600 milionë euro në vit janë para të pista

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi ditor, e premte 27 maj 2022

TE FUNDIT

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
22 Nëntor, 2025

Prurjet e shumta të ujërave të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e HC të Moglicës të hapë portën e parë...

Lexo më shumë

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
22 Nëntor, 2025

Në GJKKO po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, kreu i ARRSH Gentian...

Lexo më shumë

Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor

Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor
22 Nëntor, 2025

Globe ka nisur fushatën më të madhe të vitit, Black Friday, e cila do të zgjasë nga 24 deri më...

Lexo më shumë

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
21 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se vendi i tij kishte marrë planin amerikan me 28 pika për paqen në Ukrainë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com