Jetëgjatësia e baterisë ka qenë shqetësimi kryesor i përdoruesve të një iPhone vitet e fundit.
Apple mendon se ditën e sotme e ka zgjidhur këtë problem. Kompania prezantoi një bateri të jashtme në formën e një këllëfi për iPhone 6 dhe 6S. Kjo bateri premton 25 orë shtesë jetëgjatësi baterie ose 18 orë duke shfletuar në internet 4G.
Nuk është nga më të bukurit që kemi parë. Por ky nuk është këllëfi i parë i këtij lloji. Mophie ka ndërtuar për vite me radhë aksesorë të tillë. Kostoja e këtij këllëfi është 99 dollarë po aq sa kushtojnë edhe aksesorët e Mophie. Krahasuar me këllëfët e Mophie, aksesori i Apple premton 10 orë më shumë jetëgjatësi bateri.