Shkencëtarët kanë vërejtur disa valë gravitacionale në strukturën hapësirë-kohë. Thuhet se ky mund të jetë zbulim që mund të ndryshojë plotësisht të kuptuarit tonë ndaj gjithësisë, shkruan Independent.
Valët gravitacionale janë parashikuar për herë të parë nga Ajnshtajni 100 vite më parë, por kurrë nuk janë vërejtur direkt.
Shkencëtarët që punojnë me sistemin Laser Interferometër për valë të gravitacionit (LIGO), makineri e cila është ndërtuar për të zbuluar dridhjet e vogla të valëve gradacionale, do të jap një rezultat definitiv gjatë kësaj jave.
Në qoftë se këto valë zbulohen, atëherë kjo mundëson për të shikuar në pjesët më të largëta dhe më të vjetra të universit.