Maneka Gandhi, Ministre për Zhvillimin e Grave dhe Fëmijëve, pohoi në një deklaratë të shkruar se “përdhunimi martesor” që i referohet përdhunimit të një individi nga personi me të cilin është martuar, nuk mund të kriminalizohet, për shkak të faktorëve si “niveli i edukimit, varfëria, zakonet sociale dhe besimet fetare”.
Ajo ka thënë se është për shkak të “mendësisë së shoqërisë trajtimi që i bëhet martesës si sakrificë”.
Në Dhjetor 2015, qeveria indiane shpalosi një plan për një legjislacion më të fortë që e kriminalizonte përdhunimin martesor.
Por Ministri i Shtetit për Cështjet e Brendshme pohoi në atë kohë se qeveria duhet të priste për një Raport me argumente dhe sugjerime të përshtatshme kundër këtij lloji të përdhunimit.
Sipas ligjit aktual Indian (Seksioni 375 I Kodit Penal Indian që daton prej 1860), “ndërveprimi seksual ose aktet seksuale të një burri me gruan e tij, në rastet kur gruaja nuk është nën 15 vjec, nuk konsiderohet përdhunim”.
Rreth 75 përqind e grave të martuara në Indi janë të ekspozuara ndaj përdhunimit në martesë, sipas Kombeve të Bashkuara.
Ajo që është e cuditshme është se fushata për kriminalizimin e këtij akti në Indi ka ndeshur oponencën e aktivistëve të të drejtave të meshkujve dhe njerëzve me pikëpamje tradicionale, që e shohin këtë fushatë si përpjekje për të kufizuar dispozitat ligjore të “meshkujve emocionalë”.
Përdhunimi martesor u legalizua në Mbretërinë e Bashkuar në 1991 dhe u kriminalizua në 50 shtete amerikane që nga 1993.
Ende mbetet i ligjshëm në 49 shtete të tjera përfshirë Indinë dhe Kinën.
Marrë nga “The Indipendent”
Përktheu: Alteo Hysi