Në morinë e shumë urimeve që mund të ketë marrë për ditëlindje, ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë edhe një dedikim nga mbesa e tij e madhe, Dasara Malltezi. Dasara i kushtuar një status të gjatë dhe shumë të ndjerë në Facebook:
“I uroj gëzuar ditëlindjen personit, të cilin jam e bekuar që e kam në jetë. Urimet më të mira për personin që më mbështet më shumë, ai që insistoi të hyja në shkollë katër vjeç, ai që më mësoi me detyrat e frengjishtes, madje që më mësoi edhe sesi përdorej iCloud. Më shumë se mbështetës ai është inspirimi im më i madh në jetë. Gëzuar ditëlindjen gjysh”… përmbyll Dasara këtë dedikim.