Vajza e show girl-it, Inis Gjoni ka mbushur 4 vjeç. Në këtë ditë të veçantë për Coco Antonel, nuk kanë munguar urimet e shumë njerëzve, por më i speciali ka qenë ai i teze Ingritit.
“Zemra ime, ylli i tezes! U bëfsh 1000 vjeç! Je më e bukura në këtë botë. Qofsh e lumtur gjithmonë”, shkruan Ingriti në profilin e saj në Instagram.
Nuk ka munguar gjithashtu edhe urimi i këngëtares, Aurela Gaçe e cila sëbashku me vajzën e saj Grace kanë qenë të ftuara në ditëlindjen e vogëlushes.
“Shumë urime për ty, shumë urime për ty e bukura COCO ANTONEL ANDONI. Inis Gjoni t’a kesh me jetë vajzën e u gëzofshi të dyja gjithë jetën. Përqafim i Coco ANTONEL me Grace”