Disa media argjentinase kanë theksuar se Roccuzzo Antonella, gruaja e Lionel Messit, ka bërë një “tatuazh romantik” në krahun e saj, shumë të ngjashëm me atë të skalitur në trupin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, në pjesën e “biceps”-it. Siç vuri në dukje gazeta “La Capital”, e Rosarios, ky tatuazh është si një kurorë.
Dizajni i të dyve është shumë i ngjashëm, ashtu si edhe vendi, teksa aureola është e dukshme. Ky “tattoo” tregon devotshmërinë e “Anto” për princin e saj të veçantë dhe është ekspozuar në paradën e modës së projektuesit Rosa Clara.
Antonella ndodhej në këtë event me Daniella Semaan, bashkëshorten e Cesc Fabregas; me Carol Martin, gruan e ish-lojtarit të Barcelonës, Pedro. Po ashtu, ishin të pranishme edhe “girlfriends” e Marc Bartra (Melissa Jimenez) dhe Jordi Alba (Romarey Ventura).