Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si zihen shenjat e horoskopit

2018/02/22 at 4:35 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 5 min
A A
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Të gjithë e gjejmë veten ndonjëherë në situata të pakëndshme ku shmangia e një grindjeje bëhet pothuajse e pamundur. Megjithatë, ka nga ata që, për hir të jetesës ose për arsye natyrore, i rezistojnë dhe i mbajnë prapa instinktet e tyre.


Çdo shenjë zodiakale zemërohet dhe grindet në mënyra të ndryshme. Horoskopi na ndihmon të zbulojmë cilat janë qëndrimet më të zakonshme të të gjitha shenjave gjatë një grindjeje.

DASHI

Për ty të zihesh është pak a shumë si të shkëmbesh ca biseda mes miqsh. Zemërohesh shumë lehtë dhe reagon shpejt dhe furishëm, duke e çuar më tej përplasjen. Në një zënkë arrin të njohësh me të vërtetë personin që ke përballë.

Sidoqoftë, zënkat tuaja zhduken me të njëjtën shpejtësi me të cilën lindin dhe ju keni përparësi të madhe të mos ndieni indinjatë kundër kundërshtarëve tuaj të mëparshëm. Të zihesh të ndihmon t’i bësh marrëdhëniet më pak të sheshta.

Përpos kësaj, ju bëni pjesë tek shenjat luftarake të Zodiakut!

DEMI

Të grindesh me ty mund të jetë vërtet dërrmuese. Kur dikush të bën të humbësh besimin (dhe nuk është e lehtë), përballja vjen në një mënyrë shumë instiktive dhe shpesh agresive.

Kur arrini tek zënka, mirëkuptimi juaj zhduket dhe shndërrohesh në një person të ashpër dhe kokëfortë. Në të gjitha grindjet tuaja transmetohet xhelozia dhe posesiviteti juaj.

Të gjesh qetësinë mund të jetë akoma më e vështirë, dhe ke nevojë për një kohë të gjatë që të kesh përsëri raport me kundërshtarin tënd.

BINJAKËT

Kur grindeni, bëheni të padurueshëm dhe fyeni kundërshtarin tuaj me ligësi. Në fakt, inteligjenca juaj ju tregon se cilat janë pikat e dobëta dhe plagët e hapura të personit me të cilin po përballeni.

Nuk ka nevojë të jeni të vetëdijshëm për gjithçka që ju thoni kur jeni në zemërim e sipër, sepse përndryshe askush nuk do të arrinte të bënte paqe me ju.

Ju kërkoni falje mjaft lehtë, dhe nuk e besoni as vetë, por në shumicën e rasteve e bën këtë sepse të leverdis të mbash marrëdhënie të mira me atë person.

GAFORRJA

Ankesat tuaja të vazhdueshme dhe ndjeshmëria juaj të bëjnë shpesh të zihesh me njerëz që guxojnë të lëndojnë ndjeshmërinë tuaj. Jeni një person shumë i butë dhe ju pëlqeni të bëni viktimën dhe ta bëni personin që keni përballë të ndjehet fajtor.

Megjithatë, mos i thoni gjithmonë gjërat në fytyrë. Edhe pse duket se pajtoheni, thellë brenda vetes ke një zemërim të madh ndaj personit që je zënë dhe që të ka zemëruar.

LUANI

Nuk ju pëlqejnë provokimet dhe kur dikush e ekzagjeron, ulërima juaj mund të dëgjohet nga ana tjetër e botës. Ju jeni një person shumë instiktiv dhe nervozoheni mjaft lehtë.

Ju dëshironi që të tjerët të shohin tek ju një figurë autoritative që do t’ju bindej pa pasur nevojë për një përleshje të vërtetë.

Por nëse kjo nuk ndodh, nuk tërhiqesh pas dhe përballeni me kundërshtarin tuaj me guxim dhe besnikëri, dy nga karakteristikat tuaja për të cilat gjithmonë tregoni krenari të madhe.

VIRGJËRESHA

Më shumë se të zihesh, ty të pëlqen të ngacmosh të tjerët dhe të vazhdosh derisa të arrish kufirin e durimit. Dhe gjithmonë ju duket se zënkën e fillojnë të tjerët dhe jo ju.

Kur zihesh arrin të mbash një distancë të madhe dhe nuk i jep kënaqësinë kundërshtarit të të shikojë duke vuajtur apo duke qarë. Preferoni të përgjigjeni me fjalë të mprehta dhe cinike.

Mund të mbetesh mbresëlënës, edhe para dikujt që ju ngacmon, bërtet apo hedh objekte mbi ju.

PESHORJA

Ju e urreni të grindeni. As nuk arrin ta konceptosh përse njerëzit zihen, madje edhe nëse dikush ju sfidon apo ju provokon, përpiqesh të jesh diplomate dhe të përballesh mirë me kundërshtarin.

Për ju nuk është e domosdoshme të tregoni të vërtetën, dhe preferoni të thoni edhe disa gënjeshtra të vogla. Ju nuk e kuptoni, por duke u përpjekur të kënaqni gjithmonë të gjithë, në të vërtetë nuk kënaqni kurrë askënd dhe i bëni të ndihen shumë në siklet njerëzit që zihen me ju.

AKREPI

Ju jeni një person jashtëzakonisht i dyshimtë: të zihesh me ty është e thjeshtë. Mjafton të prekni një nga ato pika (dhe ka kaq shumë) që lëndojnë ndjeshmërinë tuaj ose pushtojnë privatësinë tuaj.

Kur zihesh i nxjerr fundin: ju humbni kontrollin dhe britmat tuaja janë aq të forta saqë e frikëson personin që ke pranë. Dhe nuk të intereson nëse ke të drejtë apo jo: në çdo rast ti betohesh se zënka nuk është për fajin tënd.

Dhe gjithmonë fajëson të tjerët.

SHIGJETARI

Të zihesh me ty çon në lodhjen e personit që keni përballë. Jeni një person pasionant dhe kur zihesh vini në lëvizje çdo gjest tuajin.

Janë pikërisht fjalët tuaja që e bezdisin kundërshtarin: ti do që të kesh të drejtë me çdo kusht, saqë për të mos e pranuar që je në anën e gabuar, shpik shpjegime sa të çuditshme aq edhe të bezdisshme.

Grindja me ju nuk ka fund dhe shpesh rivali juaj dorëzohet, sepse nuk do të dëgjojë më fjalë nga ju.

BRICJAPI

Nuk kuptohet kurrë nëse do të zihesh apo jo, sepse kur zemërohesh, bëhesh njeri i akulltë: asgjë nuk ju shqetëson dhe nuk ju prek.

Nuk pranon të arsyetosh me personin që ke përpara, dhe vazhdoni të mbani argumentet tuaja me kokëfortësi të madhe. Ju doni që të ketë rregulla edhe kur ziheni, në mënyrë që ju dhe kundërshtari juaj të mund të bëni lëvizjet tuaja.

Nuk e pranoni që dikush t’iu flasë dhe t’iu zemërojë, apo të vërë duart mbi ju.

UJORI

Ti do të zihesh vetëm kur e vendos ti, dhe me gjasë nuk ndodh kaq shpesh. Kur të tjerët ju provokojnë, tregohesh indiferent dhe i bën të ndihen akoma më shumë nervozë.

Nuk u jep rëndësi as fjalëve dhe as veprimeve të atyre që duan të zihen me ty. Ju zakonisht nuk i pranoni padrejtësitë ose që të vihen në diskutim gjëra për të cilat keni siguri matematikore.

Dhe pastaj je ti ai që bërtet aq shumë saqë u dukesh i çmendur të tjerëve: por pse ke nevojë të bërtasësh kur ke të drejtë?

PESHQIT

Kur zihesh me ty duket sikur po përjeton një film aksion: bën skena të tilla dramatike, që as edhe një aktor nuk do të ishte kaq i zhurmshëm.

Ju pëlqen të grindeni dhe ankoheni vazhdimisht për ndonjë gjë që nuk shkon siç dëshironi. Jeni ju zakonisht që e filloni grindjen dhe pastaj bëhesh si i lënduar. Megjithatë, jeni ju që bëni një hap mbrapa dhe tregoheni i gatshëm që të bëni paqe me kundërshtarin.

Nënshtrim apo urtësi e madhe?

Etiketa: horoskopishenja


Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë
-Jetë dhe Stil

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

26 Maj, 2025 8:04 pm
Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë
-Jetë dhe Stil

Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë

26 Maj, 2025 6:08 pm
Para
opinion lajm i fundit

Lajm i fundit/ 32-vjeçari nga Fieri hipën mbi shtyllën e tensionit,policia dhe zjarrëfikëset në vendngjarje

Brad Pitt i dërgon letra dashurie Jenniferit, ia kap bashkëshorti dhe ndahen

Brad Pitt i dërgon letra dashurie Jenniferit, ia kap bashkëshorti dhe ndahen

“Po bëhet marrëveshje e fshehtë me Shqipërinë për kufirin detar”, deklarata e ish-ministres se Greqisë

"Po bëhet marrëveshje e fshehtë me Shqipërinë për kufirin detar", deklarata e ish-ministres se Greqisë
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com