Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si u takua Edi Rama me Matilda Makoçin, rrëfimi i Muharrem Fejzos

2015/11/15 at 12:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja si u takua Edi Rama me Matilda Makoçin, rrëfimi i Muharrem Fejzos

Askush nuk flet sot të paktën jo publikisht, për një nga aktoret më të bukura të viteve ’80, Matilda Makoçin. Jo pse është harruar; filmat ku ka qenë protagoniste shfaqen me dhjetëra herë në kanalet e filmave shqiptarë por, edhe të mos ishte kështu, nuk do të ishte harruar sidoqoftë. Ata që banojnë pranë saj, apo që kanë pasur mundësinë ta shohin këto vitet e fundit, tregojnë për një Matildë të shndërruar; duhet vëmendje kirurgu për ta njohur. Asnjë nga tiparet e forta nuk i ka ngelur më në fytyrë.


Me flokë tashmë të zbardhur ca nga vitet e ca nga jeta e vështirë që ka bërë, prej Matilda Makoçit kanë mbetur tashmë vetëm rolet dhe, më mirë që është kështu. Ca gjëra të bukura, e mira është të mos i shohësh të tjetërsuara. Prej saj nuk u mësua asnjëherë pse e braktisi filmin. Edhe ai që mendoni se ka qenë roli i fundit, nuk ka qenë i tillë…

Makoçi e ka braktisur aktrimin në mes të xhirimeve, pa dhënë shpjegime. Është larguar dhe kaq… Në kujtimet e tij të zbardhura te libri “Të pathënat”, regjisori Muharrem Fejzo tregon për atë që do të ishte roli i saj i radhës, te filmi “Muri i gjallë”.

PJESE NGA LIBRI

Xhirimet gjatë atij muaji vazhduan mirë. Dhjetori do të hynte me shi dhe dëborë. Në kinemanë e qytetit, në orët e vona, shikonim materialet e xhiruara dhe vumë re punën e lavdërueshme të Ilias, Bashës, Lamajt e të tjerëve. Kaloi me të qeshura episodi i vështirë i tre vëllezërve që lundrojnë me një trap. Era frynte si e marrë në grykën e Bunës dhe aktorët Budina, Rudi dhe Iliri, rrezikuan vërtet të përmbyseshin në ujin e akullt. Por kruajua e Ilias, hipur atje mbi një pikë vrojtimi ushtarak dhe i mbajtur për shpatullash nga njerëzit e grupit, e merrte me shaka edhe pse vetë ai rrezikun e kishte pas shpine, kjo i bënte aktorët të mposhtnin frikën. Ajo rrjedhë e mbarë e punës sonë u ndërpre në xhirimet që kishim në rrënojat me gurë qikllopikë të Zgërdheshit në Krujë. Po prisnim të vinte nga Tirana Gelina Matilda Makoçi. Me të kishim xhiruar shumë plane të vështira. Tek rrija mbështetur tek ata gurë, përsiatja prejardhjen e tyre… Nga vinin ata gurë, kush i thandroi aq me mjeshtëri, ç’kërkonin aty? Të largët, si të pjellë nga një kujtesë tejhistorike, shtilleshin njëri pas tjetrit me atë histori që kishin thithur brenda gjatë shekujve. Trupa të dalë nga dheu që donin të jepnin një kumt e nuk kishin gojë. Përfytyrime të një jete që mbart fragmente të vetë “Dramës Ballkanike”. Kanë përjetuar kërcimin e këngën e barinjve, barinjtë e paqtë të stinëve dhe kullotat e kohës. Ata gurë kanë kaluar kohëra të egra e gati barbare. Një kohë e pjellë nga ata të cilët kanë nostalgji ose e kundërta, me të cilën duan të ndahen. Janë të ngulur aty me atë moskuptim të pafund të verbër me një pritje tragjike, ndoshta pritjen për të bërë një kapërcim nga ai gjumë i përjetshëm… Por dhe kohët që po kalojmë janë të mbarsura me shqetësime të mirëpritura nga gjithë Ballkani e më tej. Aty rrëzë atyre gurëve janë ulur një grup të rinjsh, të cilët vrumbullojnë në një bisedë sa të këndshme, aq edhe shqetësuese. Atë bisedë e kryeson asistentoperatori i zërit, Hektor Pustina. Paçka se është trupvogël, energjia e tij, sytë përshkënditës, besimi në një të ardhme aq të mirëpritur, biseda e zjarrtë e nënkuptuar për fjalimin e Papës Wojtila. Presidenti Regan kishte zgjedhur jo rastësisht Berlinin Perëndimor për t’i bërë thirrje Gorbaçovit për rrëzimin e Murit të Berlinit, perdes së hekurt që do të ishte paradigma e përmbytjes së komunizmit. Komediani frëng Michel Coluche, autori zhbirilues, kishte shkruar: “Komunizmi është i vetmi eksperiment që nuk u testua më parë nga kafshët!”. Këto biseda të guximshme e bënin Hektorin, lajmëtarin e ardhmërisë. Muri i Berlinit do të ishte një ngjarje monumentale për historinë e shekullit XXI dhe monumentet janë në kuptimin e ngushtë të fjalës, dëshmitarë të heshtur të historisë. Ato plagosin kujtesën dhe ndërgjegjen e mbarë njerëzimit që u bë viktimë e një të çmenduri si Hitleri, Stalini, Çaushesku e Hoxha. Ndaj piramida simbolike e errët e diktaturave, nuk duhej të rrezatonte përsëri për të përcjellë kumte të gabuara. Zhbërja kishte marrë rrokullimën. Ajo përsiatje ëndërronjëse u ndërpre nga frenimi i një makine. Në fund të kodrinës u shfaq “Gazi” dhe që andej u ngjit me një frymë Gjergj Xhuvani, i lodhur dhe i djersitur. Duke dihatur arrin të thotë: ­ Matilda nuk gjendet! Ku nuk e kërkuam. – Ishte një rrymë e akullt që rrëmbeu gjithë grupin. Xhirimet u ndërprenë. Duheshin ribërë gjithë ato skena me një aktore tjetër. Nuk ishte e lehtë. Ishte një goditje në brinjë të filmit. Një ditë të diel, në shëtitoren e gjerë të qendrës së qytetit takoj Matildën. Dukej tepër e brengosur. Erdhi e ndrojtur me një fytyrë të vrarë nga pagjumësia dhe me fjalët që i mbeteshin në grykë: Të më falni, më falni shumë. Nuk arrita dot t’ju njoftoj…e ndërpreu fjalën e frikësuar, se në drejtim të saj po vinte djali i Kristaqit, shokut tim të liceut. Me ngut dhe lot në sy foli e përshpejtuar: Do të nisem për Greqi. Kam një hall të madh…të më kuptoni…dhe duke i tërhequr zvarrë fjalët e fundit, me lot në sy, u zhduk e përcjellë nga Edi, i cili në ecje e sipër vazhdonte të na hidhte disa vështrime të ftohta. Kushedi ç’fjalë të tjera gatuheshin në shpirtin e saj. Që nga ajo kohë, më humbi nga sytë deri sot e kësaj dite….”/ Balkanweb



Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Para
Tea : Jam ende e dashuruar me Veselin

Tea : Jam ende e dashuruar me Veselin

Parada e “vespave” në Tiranë, kujton tragjedinë e Parisit

Parada e "vespave" në Tiranë, kujton tragjedinë e Parisit

Tre gabimet e SHBA-së në Lindjen e Mesme

Tre gabimet e SHBA-së në Lindjen e Mesme

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com