Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si u mor tenderi për reklamën në “The Economist”. Autori: Nuk e kam intervistuar kurrë Ramën

2016/01/22 at 9:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reklama qeveritare në “The Economist”: Përralla të shitura për të vërteta të pamohueshme

Vendimi i qeverisë shqiptare për t’i paguar një kompanie britanike marketingu 36 milionë lekë për prodhimin e një reklame, në formë reportazhi të botuar në revistën The Economist, ka shkaktuar çudi në Tiranë.


Dokumentet e zbuluara nga BIRN tregojnë që jo vetëm përmbajtja e artikullit të ‘The Economist’ ka qenë e debatueshme, por edhe procedura e prokurimit e ndjekur nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA.

Me datë 13 janar 2016, AIDA publikoi në faqen e saj të internetit një ftesë për oferta të drejtuar medias ndërkombëtare, ku kërkohen ofertues për një publikim për Shqipërinë në një revistë të huaj me fond limit prej 36 milionë lekësh. (Kliko këtu për të parë njoftimin e AIDA)

“Qëllimi i këtij publikimi është të krijojë një dialog për investime në Shqipëri dhe ta kthejë Shqipërinë në rekomandim kryesor për investime të huaja,” shkruhet në ftesën për oferta me negocim.

“Publikimi duhet ta paraqesë Shqipërinë si një lider të reformave në rajonin e Ballkanit. Një numër prej 5000 kopjesh të revistës duhet të shpërndahen në Forumin Ekonomik Botëror të 46-të në Davos, midis datave 20-23 Janar 2016,” shton dokumenti.

Edhe pse qeveria pretendon se ‘reportazhi’ i botuar në revistën The Economist është shkruar nga gazetarët e saj, në ftesën për oferta me negocim të botuar nga AIDA bëhet e qartë që titulli i publikimit është përzgjedhur nga agjencia e investimeve shqiptare.

“Publikimi duhet të jetë një reportazh prej 6 faqesh mbi Shqipërinë, një kombinim teksti dhe fotosh që hedhin dritë mbi biznesin në Shqipëri. Titulli i publikimit: ‘Shqipëria- udhëheq me reforma në rajonin e Ballkanit’” shkruhet në dokumentin e titulluar, “Ftesë për oferta, Economist.”

E kontaktuar nëpërmjet telefonit, revista The Economist i tha BIRN nëpërmjet një zëdhënësi që stafi i saj editorial nuk ngatërrohej kurrë me reklamat.

“Ne nuk para kemi reklama në formë reportazhi, por reklamat janë të paguara nga markat dhe të shkruara nga ato, kështu që nuk ka ngatërrim të stafit editorial, ” tha zëdhënësja e revistës për BIRN.

Fituesi i paracaktuar

Në datën 16 janar, nëpërmjet një njoftimi për shtyp Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes njoftoi që revista ‘The Economist’ në numrin e saj të fundit ka botuar një artikull prej tetë faqesh për Shqipërinë.

“Artikulli, i realizuar nga Quantum Productions, e përshkruan vendin si lider të reformave në rajonin e Ballkanit, ndërsa bën një prezantim të zhvillimeve kryesore të ekonomisë shqiptare në dy vitet e fundit, reformat e ndërmarra, sektorët potencialë, klimën e biznesit dhe atraksionet për investime apo turizëm,” thotë ministria në njoftimin e saj.

Më poshtë ajo shton se pjesë e artikullit janë intervistat e realizuara me Kryeministrin z. Edi Rama dhe disa Ministra të Kabinetit qeveritar; Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe përfaqësues të sipërmarrjes.

Është e paqartë se kur është përzgjedhur kompania Quantum Productions për prodhimin dhe shpërndarjen e reportazhit reklamë në ‘The Economist’.

Megjithatë, e qartë është që kompania Quantum Productions nuk është përzgjedhur nëpërmjet ftesës për oferta të botuar me 13 Janar nga AIDA, në të cilën thuhet se “komisioni i ngarkuar për të ndjekur procedurën e prokurimit do t’i hapi ofertat në datën 13.01.2016”.

Sipas zëdhënëses së The Economist, revista shkon në shtypshkronjë çdo ditë të enjte, që do të thotë që botimi në të cilën është publikuar dhe reportazhi reklamë për Shqipërinë është shtypur ditën e Enjte, 14 janar 2016.

Është e paqartë se kur e ka gjetur kohën AIDA të lidhte kontratën më Quantum Productions dhe kjo e fundit që të prodhonte reportazhin për Shqipërinë për revistën, gjë që ngre hije dyshimi që fituesi i tenderit ishte i paracaktuar.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit, drejtori i AIDA, Genti Beqiri, nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për një koment mbi tenderin. Pyetjeve specifike mbi tenderin nuk iu përgjigj as këshilltari për media i kryeministrit Endri Fuga.

Ndryshe nga Fuga dhe Beqiri, një përfaqësues i kompanisë Quantum Productions i tha BIRN që shkrimi ishte prodhuar në datën 14 janar dhe i ishte dorëzuar revistës për botim me 15 janar.

“Ne kemi një grup shkrimtarësh që mund t’i mbyllin këto punë shumë shpejt,” tha zëdhënësi i kompanisë përmes telefonit.

Sipas një vendimi të qeverisë të datës 7 janar, kompania që do të shpallej fituese nga tenderi i AIDA-s do të paguhej 2 milionë lekë, ndërkohë që 4 milionë lekë do të paguhej për konceptimin dhe zhvillim e përmbajtjes së reportazhit. Ndërkohë pjesa tjetër prej 30 milionë lekësh do i paguhej revistës The Economist, ku përfshihet dhe pagesa për 1,500 kopje të personalizuara të revistës me logon e Shqipërisë, si dhe tatimi në burim prej 15%.

I shtyrë të shpjegonte se si e kishte realizuar reportazhin në një periudhë 24 orëshe, zëdhënësi i Quantum Productions tha që shumë gjëra kompania i kishte marrë të gatshme nga qeveria.

“Nuk e kemi intervistuar kurrë kryeministrin Edi Rama, por citatet e tij na janë dhënë të gatshme,” u shpreh ai.

“Ne e bëmë shkrimin dhe gjithçka brenda 24 orëve, por ne nuk paguhemi për punën e bërë në 24 orë, por për reklamimin e mundësive të investimeve në Shqipëri për qindra-mijëra lexuesit e The Economist,” përfundoi ai./ Besar Likmeta – Reporter. al/

The-Economist-reklame-per-ramen

 



Ju sugjerojmë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
Para
Foshnja në Sarandë dyshohet se vdiq nga i ftohti

Foshnja në Sarandë dyshohet se vdiq nga i ftohti

E çuditshme/ Ja pse femrat lëshojnë klithma gjatë seksit

Ja sa të dashur duhet të keni në jetë

Si i shiti informacionet oficeri i SHISH tek vrasësi. Zbardhen përgjimet

Si i shiti informacionet oficeri i SHISH tek vrasësi. Zbardhen përgjimet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com