Ndërsa kalendari po përparon drejt stinës së pranverës, për ju kjo mund të jetë periudha më e keqe për shkak të alergjive. Por në vend që të prisni tështimat, kruarjet e skuqjet, mund të përgatiteni që të mos i përjetoni këto të fundit. Ka disa gjëra që mund të bëni këtë kohë që stina e pranverës të jetë më e tolerueshme dhe ju të keni mundësi të shijoni motin e mirë dhe lulet.
- Bëni një test alergjie
Me siguri i keni bërë edhe më parë por nëse mjekimet që keni marrë sezonin e shkuar nuk kanë funksionuar, alergologu mund t’ju sugjerojë diçka të re.
- Pastroni shtëpinë
Është e rëndësishme t’i bëni shtëpisë një pastrim të thellë në çdo cep këtë fillim sezoni që të shkundni çdo gjurmë pluhuri në shtëpi. Kështu do të shmangni reaksionet dhe irritimet që do t’jua përkeqësonin simptomat. Sigurohuni që të përdorni maska gjatë pastrimit.
- Pini çaj jeshil
Çaji jeshil ndihmon jashtëzakonisht pasi është i pasur me antioksidant EGCG që ju hap rrugët e frymëmarrjes. Një ose dy filxhanë në ditë gjatë gjithë sezonit do t’jua zbusin shumë simptomat.
- Ndryshoni filtrin e ajrit
Nëse rregulloni temperaturën me kondicioner, është e rëndësishme të ndryshohet filtri i ajrit. Gjatë gjithë dimrit ai ka thithur shumë pluhura dhe bllokimi bën që të mos jetë shumë efiçent.
- Blini disa lule për brenda shtëpisë
Pemë fikusi, bamboo, zambakë apo lulet e gjarprit kanë aftësi të pastrimit të ajrit. Këto bimë nuk kanë lule që të mund t’ju irritojnë me polenin dhe pastrojnë ajrin e ndotur nga pluhurat.