Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si tallet Sali Berisha me deklaratën e Ramës për bandat kriminale

2017/10/22 at 4:08 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sali Berisha publikon “video sekretin” për Ramën, para shpalljes së qeverisë “Rama 2”
(Foto ilustruese)

Ish-kryeministri, Sali Berisha, pak minuta më parë, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, bërë sot paradite, me drejtues të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme nga ku theksoi se, ‘në ferr shkofshin gjithë bandat’.


Përmes një shënimi në Facebook, ish-kryeministri Berisha e ka quajtur këtë shprehje të ngjashme me mallkimin e plakave.

Sipas tij, kjo është forma e vetme që Rama ka kundër krimit të organizuar në vend.

Satusi i Berishës

Rama kercenon bandat me mallkim plakash: “ne ferr shkofshin te gjithe!!”

Kesaj i thone lufte kunder krimit te organizuar!?!? Sb

Duke vlerësuar punën e bërë nga punonjësit e policisë gjatë 4 viteve të fundit, kryesisht ndaj luftës kundër kanabisit dhe krimit të organizuar, kryeministri Edi Rama është shprehur se numri i vrasjeve në vitet e fundit ka ardhur duke u ulur. Ai tha se situata shfaqej më problematike gjatë viteve para se ai të vinte në qeveri në 2013-ën.

Me sa duket, kryeministri Rama, është lodhur nga përplasjet mes grupeve kriminale dhe vrasjeve të ndodhura në muajt e fundit.

Madje duke iu referuar këtyre përplasjeve, Rama mallkon ata që për të larë hesapet, shkaktojnë edhe vdekjen apo plagosjen e qytetarëve të pafajshëm.

“Është dyfishi i grupeve kriminale të shkatërruara krasaur me vitin 2013. Kjo nuk do të thotë se s’ka banda të rrezikshme, apo se nuk ka kriminalë të rrezikshëm që duhen arrestuar. Por policia e shtetit është e vendosur në garantimin e sigurisë dhe sot mbulon gjithë territorin e vendit”,- tha kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë, përkrah ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ka dalë në mbrojtje bluve, ndërsa renditi edhe me fakte rezultatet e punës së tyre deri më tani.

Rama theksoi se, nga aksioni i ndërmarrë pak kohë më parë nga policia kundër të ‘fortëve’ dhe aseteve të tyre kriminale shkon në vlerën e 35 milionë euro.

“Ka nisur edhe ky sulm konstant. Nuk besoj se duhet shumë inteligjencë për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje? Çdo ditë, rëndom, në mëngjes e darkë, policia e Shtetit është vënë në shënjestër të pandashme, baltosur, sakatuar me fjalë papushim. Kanë ndodhur shumë gjëra, por po ju them një.

Deri tani, pa mbaruar muaji tetor i këtij viti Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 mln euro, të cilat në vitin e shkuar, deri në fundin e vitit të shkuar, ishin plot 47 mln euro. Para të sekuestruara nga krimi. Ndërkohë që në 2023-ën nuk bëheshin as 1 mln euro. Atëherë ka nevojë për koment? Ka nevojë për ndonjë mençuri për të kuptuar se në këto 3 vite Policia e Shtetit ka filluar një ndarje qartë me shumë interesa dhe influenca që e katandisën në një organizata juridike për punonjësit e vet.

Në një organizatat pa asnjë mbështetje në burime njerëzore dhe ripërtëritëse. Akademia ka tre vjet që është hapur dhe presim me padurim që në fillim të vitit ë ardhshëm prurjet e para të shkolluara të vinë e të bëhen pjesë e kësaj organizate. Prurjet vinin nga partitë. Policia si të gjitha zyrat e shtetit u kthye në një zyrë punësimi për analfabetet, për njerëz me 8-vjeçare, të cilëve partitë në pushte nuk i gjenin asnjë punë tjetër dhe thoshin; ‘ma merr dhe ma vish policë’.

Kjo influencë dhe këto lidhje janë këputur, Jo rastësisht pavarësisht kësaj furie që ngrihet dhe ulet, por kurrë nuk bie, Policia e Shtetit nga institucioni më i pabesueshëm,, bashkë me gjykatat dhe prokurorinë, për 2 vjet me radhë ka dalë nga anketimet e institucioneve të KE-së si institucioni më i besueshëm. Le të çohet një drejtues policisë i këtyre 4 viteve që në këto kohë nuk ka mundur dot të ndalojë një ministër, një zyrtarë, një deputet, apo një njeri me influencë që deri para 4 vitesh pështynin në tokë dhe mbyllnin xhamin.

Çfarë ka ndodhur? Këto që po them janë aspektet të një suksesi me kosto por të vlerësuar lart nga publiku, që nuk ha as bar dhe nuk ushqehet me çorbën e politikës dhe të medias. Kanë ndodhur edhe gjëra negative, por ama le të marrim kanabisin dhe t’i referohemi fakteve dhe shifrave.”,- tha Rama.

 

Etiketa: berishadeklarata e rameskrimi ne vend


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Ky është miliarderi që fitoi zgjedhjet në Çeki

Ky është miliarderi që fitoi zgjedhjet në Çeki

Kosovë/ KQZ: Pjesëmarrja e votuesve 29,19%

Kosovë/ KQZ: Pjesëmarrja e votuesve 29,19%

Amit i shpëtoi goja dhe na zbuloi gjininë e bebit

Amit i shpëtoi goja dhe na zbuloi gjininë e bebit
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com