TIRANE- Akuza të rënda shkojnë në drejtim të deputetit socialist Koço Kokëdhima që prej muajsh etiketohet si “Kryeministri i Jugut”. Partia Demokratike ka denoncuar të tjera abuzime që po bëhen në bashkitë e majta të rajonit të jugut.
Deklarata e PD-së
Pas Tiranës, Saranda dhe Gjirokastra kanë planifikuar mënyrën e përvetësimit të pasurive publike për llogari të qeveritarëve dhe klientëve të pushtetit.
Në bashkinë Sarandë është futur për miratim një projektvendim për ̋Pjesemarrjen e Bashkisë Sarandë në shoqërinë aksionere në formë Konsorcium për zhvillimin e rajonit Vlorë ˗ Gjirokastër ̋.
Ky vendim ka per synim administrimin e pasurive publike në dy qarqe. Bashkitë do të jenë aksionerë me 30 % ndërsa 70 % të aksioneve do të jenë privat. Kjo ka për qëllim që këto pasuri të vidhen lehtesisht nga Koçot e të bashkëndahen me Ramën, Ahmetajn etj, pasi në këtë mënyrë nuk mund të auditohen nga institucione publike.
Dhe që ta ketë më të lehtë kontrollin, siç bën për çdo aset publik Edi Rama, ky konsorcium do ta ketë zyrën në Tiranë.