Aktualitet

Ja si ndahen fondet e Qeverisë tek ish-Mjaftistët e Veliajt e Fugës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:37 - 11/11/15 |
b.f

TIRANE-  Shoqëria civile përveç fondeve që merr prej donatorëve financohet edhe nga Qeveria. Është pikërisht Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile që drejtohet nga Andi Kananaj që i ndan këto fonde për shoqatat. Përpos ish-aktivistëve të MJAFT,  janë edhe disa gazetarë që marrin para nën petkun e shoqatave.

Deputetja Albina Deda e PD-së ka denoncuar shpërndarjen klienteliste të fondeve të shoqërisë civile në Parlament. Referuar raportit që disponojmë prej deputetes Deda, mesojmë se agjencia e cila drejtohet nga Andi Kananaj (ish-aktivist i organizatës MJAFT) e ka zyrën brenda ambienteve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Kujtojmë se Mjaf drejtohej dikur nga Erjon Veliaj dhe në 2014 Kananaj u bë drejtues agjencie pikërisht kur Veliaj ishte ministër i Mirëqenies Sociale.

Po kush është tjetër në bordin e kësaj agjencie?

Endri Fuga, tjetër ish-anëtar i MJAFT dhe aktualisht Drejtori i Informacionit të Kryeministrit Edi Rama. Adrian Thano, gazetar, ish-drejtor i Shekullit aktualisht drejtor i gazetës së majtë “Dita”. Aldo Merkoçi është një tjetër aktivist i MJAFT që ka zënë vend në këtë bord. Edhe prezantuesi i njohur i TCH Alban Dudushi i Top rezulton në këtë bord.

Por si ka shpërndarë fondet kjo agjenci?

Pesë milionë lekë ka përfituar  kreu i bordit, Kananaj  për projektin “Së bashku për të njohur dhe ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë”. Ky projekt zbatohet në zonën elektorale të Veliaj, në Gjirokastër.

“Shoqata e gazetarëve profesionist” me qendër në Frakull të Fierit, e drejtuar nga xhaxhai i Ardian Thanos, Kristaqi gazetar lokal në Fier, ka marrë 5 milionë lekë përmes projektit “Nisma lobuese për një qeverisje me të mirë lokale për komunën Frakull”.

Kozara Kati e cila është po ashtu anëtare e bordit të kësaj agjencie rezulton të ketë përfituar 12 milionë lekë. Ky fond i është dhënë permes “Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut” ku Kati është drejtuese.

Qendra “Sfida”, e drejtuar nga një tjetër aktiviste e MJAFT Ornela Hamitaj ka  marrë 8 milionë, në kuadër të projektit “Organizatorë të komunitetit”.

Plot 7 milionë ka thënë Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për Qendrën Eurisocialiste e Rinore (organizata rinore e Partisë Socialiste).

Për rastin e fundit, Albina Deda thotë se jo vetëm është klientelist por edhe i ndaluar me ligj pasi kjo agjenci nuk duhet të financojë organizata partiake.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas