Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ja si Mehmet Shehu me shokë pranonin si krime vrasjen e ballistëve”

2016/10/25 at 11:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ja si Mehmet Shehu me shokë pranonin si krime vrasjen e ballistëve”

Ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Mbrojtjes, Kastriot Dervishi, në një status në “Facebook” flet për debatin e ngritur së fundmi për dekorimin e disa figurave të Ballit Kombëtar, një pjesë e të cilave janë ekzekutuar ose pushkatuar nga regjimi komunist.


Dervishi shkruan dhe jep disa dëshmi, se si Mehmet Shehu dhe figura të Partisë Komuniste pranonin si krime pushkatimet e ballistëve në Lushnjë në vitin 1943.

POSTIMI

Për enveristët që nuk e dinë akoma se vrasjet e ballistëve në Lushnjë i ka pranuar si krim edhe partia e tyre

Prej disa ditësh, enveristët reagojnë në formën e tyre kundër dekorimeve që kreu i shtetit u bëri disa martirëve të luftës civile në Shqipëri, të vrarë në Lushnjë më 21.10.1943. Kundërveprimi i tyre ishte thjesht inatçor dhe klasor, në mbrojtje dhe justifikim të plotë të këtij krimi e gjithë krimeve të tjera të kryera nga komunistët. Në këtë postim, po publikoj disa të dhëna që provojnë se këtë krim e kanë pranuar e dënuar me kohë vetë ata që e kanë kryer dhe nuk është nevoja të dalin sot në vitin 2016 kaq të zbuluar si avokatë të mbrojtjes së këtij krimi.

Mehmet Shehu, 30.10.1943 i shkruan shtabit komunist, ndër të tjera:

“Porse këtë radhë gabimi, faji kryesor është imi personalisht, mbasi gjyqi kryesohej prej meje dhe, deri diku, të 2 anëtarët e tjerë kanë qenë influencuar prej meje. Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistëve tradhtarë, i revoltuar nga krimet dhe tradhtitë e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikroborgjez i çasteve, qesh i mendimit për këtë masë të pamasë!”. (AQSH/AP, F.41 (shtabi i ushtrisë ncl), V.1943, D. 32, fleta 10).

Më 25 nëntor 1944, Enver Hoxha deklaroi në plenumin e 2-të që u zhvillua në Berat:

“Ne shihnim mirë se ç’rezultat dilte nga puna e këtyre shokëve (Liri Gega dhe Dushan Mugosha-shënim). Shihnim që në Vlorë bëheshin ekzekutime, shihnim vrasjet në brigadën e 1-rë, shihnim veprimet sektare të “Shules” (Kristo Themelkos), por për këto veprime mjaftoheshim me një kritikë të përciptë për Mehmet Shehun, p.sh. duke i thënë se nuk e kishte mirë”. (AQSH, “Plenumi i dytë i Beratit”, Tiranë 1996, faqe 159).

“Vija terroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe te “Aliu” me Lirinë. Dushani gjoja ishte kundër terrorit. Ishte kundër vrasjeve që bërë Mehmeti (Shehu) në Dumre, por atë asgjë s’e pengonte të vriste pa gjë të keq më tepër se Mehmeti. Në këtë pikë unë isha pasqyra e “Aliut”. Kur vinte ndonjë nga fronti, kur thuhej se ky apo ai vepronte keq dhe vendosnim ta vrisnim. S’kishim një vijë të qartë për këtë çështje. (AQSH, “Plenumi i dytë i Beratit”, Tiranë 1996, faqe 163).

Po në këtë mbledhje, Sejfulla Malëshova deklaroi: “Për tendencat terroriste në parti. …Terrorizmi si në popull e si në ushtri, në parti, tregon së pari dobësinë e vijës sonë; së dyti mosbesim në popull; së treti tregon se ne nuk kemi lidhje me masat. Terrori si sistem në historinë e lëvizjes revolucionare, gjithnjë ka qenë i lidhur me mosbesimin në popull, ka treguar dobësinë e atyre që e kanë përdorur. Nuk bëhet mobilizimi i masave me terror… Me terror po i zgjidhim të gjitha punët… Kështu në partinë tonë, po duken simptomat e degjenerimit nga një parti politike në një bandë kriminelësh. Këto janë shenja sigurisht. Kështu që shumë herë nuk di të dallosh ku është puna politike dhe ku është krimi. Shoku “Shule” tha se këto vrasje që janë bërë në Tiranë, janë bërë sepse ai ka urrejtje të madhe ndaj armikut. Urrejtje duhet të ketë çdo komunist për armikun, por tjetër është të kesh urrejtje, tjetër është të bësh krime… Kështu sektarizmi degjeneroi në terror dhe terrori u bë shumë herë krim… Terrori zë vend të madh në punën tonë politike”.

Xhelal Staravecka shkruan:

“Mehmeti pushkatoi në Golem të Lushnjës 69 katundarë dhe fali 10 nga vdekja pse ishin ortodoksë.

Mehmeti kur i kapi katundarët, megjithëse nuk kishin zbrazur asnjë armë kundra tij, kishte vendosur t’i pushkatonte të gjithë, mirëpo partizania e atëhershme që më vonë u bë gruaja e Mehmetit, Fiqret Sanxhaktari, për të hyrë në simpati të Dushanit, cernogorasit ortodoks, i propozoi Mehmetit të hiqte nga pushkatimi 10 katundarë që ishin ortodoksë me pretekstin se si minoritet nuk mund të kundërshtonin për të mos shkuar me të tjerët të popullonin çetën e Isa Manastirliut. Të nesërmen Dushani më dha lajmin ç’kishte ngjarë në Golem të Lushnjës, më tha për Fiqretin që ishte vajzë shumë e mençur dhe një komuniste shumë e mirë, aq sa në radhët e komunistëve shqiptarë nuk kishte më të mirë se ajo.

Edhe sot çuditem dhe thërras me të madhe pse e bëri Mehmeti atë diskriminim: ata ishin krejt me Isanë, për ata krim duhej pushkatoheshin të gjithë ose në qoftë se dëshironin të përdorej një farë mëshire, pasi asnjë nuk kishte bërë qëndresë kundër çetës së Mehmetit, duheshin falur të gjithë, ose tek e fundit dhe të pushkatoheshin 7-8 apo 10 persona, duke i konsideruar bashkëpunëtorë e simpatizantë të Isa Manastirliut dhe jo 69 katundarë pse e kishin lafshën e prerë dhe të mos pushkatoheshin 10-të pse s’ishin lafshpaprerë nuk kishin guxim të mos i bindeshin Isa Manastirliut”.

(Xhelal Staravecka “Para gjyqit të historisë”, Paris 1975, dorëshkrim, faqe 226)

Për herë të fundit për këtë ngjarje shkroi vetë Enver Hoxha. Në vitin 1982 ai linte këtë shënim:

“Ky ekzekutim është i tepruar, pa vend de i gabueshëm, pse në vend që të na sjellë fitim, na dëmton. Duhet të kemi parasysh se katundarët që ndodhen në çetat e Ballit janë elementë të pafajshëm, të pasqaruar dhe viktima” (“Titistët”, Tiranë 1982, faqe 117, shënimi poshtë faqes).

 



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Studimi befasues: Ja si ndikojnë filmat horror te shëndeti juaj

Studimi befasues: Ja si ndikojnë filmat horror te shëndeti juaj

Horoskopi, 8 Gusht

Horoskopi 26 tetor 2016

Moti, parashikimi për javën që po vjen

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ 26 tetor 2016
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com