Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si kanë ndryshuar standartet e bukurisë në 100 vite

2018/02/01 at 9:55 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja si kanë ndryshuar standartet e bukurisë në 100 vite

Bukuria ideale si çdo gjë tjetër në kulturën pop është një trend. Revistat e modës çdo vit nxjerrin një listë me femrat më të bukura, ku disa prej tyre janë aty prej vitesh e disa hyjnë për herë të parë. Megjithatë, silueta e femrës perfekte ndryshon çdo vit. Në botën e modës, një ditë je e pëlqyer dhe ditën tjetër jo, sidoqoftë ajo gjithmonë kthehet.


1910

Në vitin 1910 ilustatori Charles Gibson vuri standartin e femrës ideale. Çdo vajzë kishte flokë të fryra dhe një trup në formën e numrit 8: me gjoks dhe vithe shumë të mëdhaja dhe bel fare të vogël falë korseve. Camille Clifford ishte përfaqësimi tipik i asaj kohe, megjithatë ajo ishte kritike ndaj këtij ideali.

1920

Dekada pasardhëse nuk ruajti asnjë element të asaj çka quhej femra ideale. Format e ekzagjeruara të viteve 1910 u zëvendëuan nga një gjoks i sheshtë e ije të ngushta. Në vitet e Gatsby-t të Madhërishëm këmbët ishin tipari më seksi, ndaj femrat kujdeseshin që t’i ekspozonin gjithmonë. U lanë pas flokët e fryra dhe tashmë preferoheshin të shkurtra. Margaret Gorman, e shppallur Miss Amerika e vitit 1921 ishte idealja e kohës.

1930

Në vitet ’30 hynë në modë shpatullat e gjera, gjoksi normal dhe beli i hollë gjithmonë brenda natyralitetit. Media konsideronte të bukur një trup të palestruar dhe me forma krahasimisht me vajzat e viteve ’20.  Aktorja Dolores del Rio u konsiderua si femra më e bukur në Hollywood e asaj kohe.

 

1940

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore meshkujt shkuan në luftë dhe femrat u detyruan të merrnin disa nga profesionet e tyre. Për këtë arsye ato duhet të ishin të forta fizikisht, më krahë të stërvitur e me shpatulla të gjera. Femra e bukur e viteve ’40 ishte një variant pak më mashkullor se ai i viteve ’30. Megjithatë nuk duhet të gënjehemi nga posteri i Punëtores Rosie. Ikona e vërtetë e bukurisë së asaj kohe ishte Ava Gardner.

1950

Në vitet pasardhëse pati një rikthim të bujshëm të formave të ekzagjeruara. Në vitet ’50, trupi në formën e orës së rërës ishte ideali. Përmasat ideale ishin ato të Jessica Rabbit. Reklamat e asaj kohe këshillonin femrat elegante të merrnin suplemente për të shtuar peshë. Në këtë kohë u krijuan revista Playboy dhe kukulla Barbie të cilat lartësonin figurën e femrës me gjinj të mëdhenj gje bel të vogël. Marilyn Monroe ishte diva e viteve ’50.

1960

Njësoj siç ndodhi në vitet ’20, format e bëshme papritur dolën jashtë mode dhe u rikthyen gjymtyrët e hollë dhe elegant. Modelet Twiggy dhe Edie Sedgwick ishin përfaqësimi ideal i viteve ‘60 me fytyrë kukulle, sy të mëdhenj, pamje vajzërore dhe një model flokësh mashkullor. Fustanet e derdhura zëvendësuan ato të ngushtit që nxirrnin format në pah, dhe peneli i dyfishtë la pas buzët e kuqe.

1970

Vitet ’70 ishin vitet e diskotekave. Eleganca ishte ende në modë, por megjithatë fillojnë kthehen format. Jane Birkin konsiderohej si një nga femrat më të bukura të asaj kohe, në nder të së cilës brand-i luksoz Hermes i vuri edhe emrin çantës.

1980

Dekada e viteve ’80 u konsiderua epoka e supermodeleve. Vajzat më të bukura ishin ato me këmbë kilometrike dhe trup të tonifikuar. Naomi Campbell dhe Linda Evangelista pushtuan të gjitha pasarelat, videoklipet dhe median në përgjithësi. Vitet ’80 u njohën gjithashtu si epoka e fitnesit. Për herë të parë muskujt u panë të pranueshme e madje të dëshirueshme te femrat.

1990

Vitet ’90 ishin vitet kur droga përdorej masivisht mes të rinjve ndaj edhe femra ideale ishte një përdoruese heroine. E hollë, me sy të nxirë dhe flokë të shkujdesur, kështu shiheshin vajzat e bukura në vitet ’90. Megjithatë dekada përmbyllëse e shekullit 20 lartësoi edhe figura të tjera si Madonna,  Kate Moss dhe Winona Ryder.

2000

Në fillim të shekullit supermodelja Giselle Bundchen caktoi standartet e reja të bukurisë, duke lënë pas përdorueset e heroinës.  Lëkura e nxirë dhe muskujt e barkut ishin elementët më të bukur të femrave. Bundchen u kurorëzua si femra më e bukur në fillim të viteve 2000 duke dominuar pasarelat, posterat, reklamat e Victoria’s Secret, madje edhe Leonardo di Caprion në tapetin e kuq.

2010

Në ditët e sotme nuk është e vështirë të kuptohet që një femër e bukur konsiderohet ajo që ka të pasme të mëdha. Nicki Minaj dhe Kim Kardashian e sollën këtë trend duke i detyruar vajzat të rrisin të pasmet me çdo kusht; qofshin këto operacione, palestër apo mbathje push up./ Përgatiti: Elena Lika

 

Etiketa: 100 vjetbukuriaKim KardashianMarilyn Monroenaomi campbellstandarte


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi, 6 dhjetor 2019
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 24 gusht 2025

24 Gusht, 2025 8:38 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025 8:26 am
Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
-Jetë dhe Stil

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

16 Gusht, 2025 10:38 pm
Para
A do të votohen sot anëtarët e KLP dhe KLGJ? Ja çfarë pritet të ndodhë në Parlament

A do të votohen sot anëtarët e KLP dhe KLGJ? Ja çfarë pritet të ndodhë në Parlament

VIDEO/ Incident para shkollës, polici rrugor dhe shoferi rrihen me grushte

VIDEO/ Incident para shkollës, polici rrugor dhe shoferi rrihen me grushte

Jim Carrey shpëton nga akuzat e familjes së ish të dashurës, ajo kishtë falsifikuar analizat e SST-së

Jim Carrey shpëton nga akuzat e familjes së ish të dashurës, ajo kishtë falsifikuar analizat e SST-së
















TE FUNDIT

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
3 Shtator, 2025

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se...

Lexo më shumë

Plazhet më të pistë në Shqipëri

Plazhet më të pistë në Shqipëri
3 Shtator, 2025

Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com