Çifti Angeline Jolie Brad Pitt besohet se kanë vendosur të ndahen. Përplasja e madhe ndodhi në një aeroplan privat datën e 14 shtatorit, kur Brad u bë abuziv dhe përdori gjuhë të rëndë ndaj Angelinas dhe gjashtë fëmijëve të tyre. Vetëm një ditë më pas aktorja ka biseduar qetësisht me Brad Pitt, duke ia kërkuar ndarjen. “Ajo u ul, bisedoi me Bradin dhe ia ofroi divorcin. Ajo i tha: ‘Kjo është ajo që dua të bëj’. Ajo ia sqaroi gjithçka. ”, ka thënë një burim për revistën People.