Në fillim të këtij muaji komediani i njohur Kevin Hart u përfshi në një aksident të rëndë. Ai ishte duke udhëtuar me dy persona të tjerë kur humbën kontrollin e makinës dhe për këtë arsye pësoi dëmtime në kurriz.
Aktori dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua trajtimeve të specializuara si edhe një ndërhyrje. Sipas mediave të huaja, aktualisht gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe mësohet se Hart ka dalë nga spitali.
“Ai është shumë mirë dhe nuk ka nevojë të marrë shumë ilaçe kundër dhimbjeve. Gjithashtu bashkëshortja e tij po i qëndron shumë pranë”,-kanë thënë burime pranë tij për mediat.
Ndonëse ka dalë nga spitali ai ndodhet në qendrën e fizio-terapisë ku do të qëndrojë përreth një javë, gjithnjë duke patur parasysh ecurinë e përmirësimit të tij./Opinion.al/