Votimi i sotëm i Bordit Ekzekuti të UNESCO-s për të rekomanduar Kosovën si anëtare e saj, ka shfaqur hapur edhe qëndrimin e atyre që nuk e deshën këtë shtet si pjesë të organizates, duke mbështetur kështu qëndrimin e Serbisë. Kundër rekomandimit ishin Rusia, Kina, Kuba, Brazili, Spanja dhe Argjentina, ndërsa mbështetësit e propozimit të Shqipërisë ishin Austria, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Sllovenia, Britania, Suedia, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe SHBA-të. I pritshëm ka qenë reagimi i Rusisë, mbështetëse e vazhdueshme e politikave serbe, ndërkohë që më pak i shpjegueshëm mund të jetë qëndrimi i tre shteteve të Amerikës Latine; Kubë, Argjentinë dhe Brazil.