Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja shifrat marramendëse të fituara nga kultimi i drogës në Shqipëri

2017/10/28 at 9:51 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja shifrat marramendëse të fituara nga kultimi i drogës në Shqipëri

Kapja e tonelatave me hashash në Shqipëri, ose në brigjet e fqinjëve, sidomos në Itali është bërë një lajm i përditshëm tashmë, që nuk po habit më askënd.


Por, sa janë të ardhurat që vijnë nga shitja e këtij produkti, që për vetë riskun e lartë që mbart, ka një vlerë të konsiderueshme shitjeje?

Si një aktivitet i fshehur dhe kriminal është vështirë të gjesh të dhëna se sa është paraja që ka hyrë në ekonomi nga kultivimi dhe shitja e hashashit për periudhën 2016-2017.

“Monitor” është munduar të bëjë një vlerësim, nisur nga dy të dhëna indirekte, atë të rrënjëve të asgjësuara nga policia (për vitin 2016) dhe sasive të kapura nga policia përgjatë viteve 2016-2017, kur u tentua trafikimi i prodhimit masiv të 2016-s. Të dy vlerësimet të çojnë në një rezultat të ngjashëm se, vlera e drogës së kultivuar në vitin 2016 i kalon 1.2 miliardë eurot, e konvertuar si vlerë e mbetur në ekonominë vendase (shiko llogaritjet më poshtë).

Të ardhurat e vlerësuara nga droga llogariten në rreth 10 për qind të PBB se së 2016 (1.5 trilionë lekë). Kjo shumë është katër herë më e lartë sesa vlerësimi që ka bërë UNODC (Zyra e Kombeve të bashkuara për Drogën dhe Krimin), për vitin 2014, ku fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto (ajo që prodhon ekonomia në një vit), apo rreth 300 milionë USD për vitin 2014.

Megjithatë, kjo shumë nuk ka hyrë menjëherë në ekonomi. Një pjesë e sasisë së mbjellë ka mbetur ende stok për shkak të mbiprodhimit, një pjesë mbahet e fshehur në dyshekë e kasaforta dhe një pjesë mund të jetë transferuar jashtë vendit.

Në Shqipëri, dy treguesit indirekte më të dukshëm për rritjen e sasisë së valutës në qarkullim nga ekonomia kriminale janë ecuria e kursit dhe vala e ndërtimeve. Pa arsye të dukshme, dhe në tendencë të kundërt me tregjet ndërkombëtare, euro është zhvlerësuar ndjeshëm këtë vit, duke u luhatur ende afër nivelit më të ulët të 9 viteve të fundit.

Lidhja më e dukshme ishte kur në datën 27 qershor, dy ditë pas zgjedhjeve euro u këmbye me 131.98 lekë, më e ulëta që nga gushti i vitit 2009, nga 134.87 lekë që këmbehej në 19 maj, kur filloi zyrtarisht fushata. Më pas euro është rritur dhe nuk ka arritur më në nivelet e pas zgjedhjeve.

Më herët Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se transaksionet ditore me kursin në Shqipëri janë rreth 20 milionë euro, pra nevojiten miliona euro për të dhënë një ndikim kaq të madh tek kursi në një afat të shkurtër kohor.

Treguesi i dytë është ai i ndërtimeve që janë rikthyer sërish me vrull në gjithë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit në 6-mujorin e parë të 2017-s shënoi një rritje vjetore me 82%, duke arritur në 298. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar- gusht, teksa kredia e re për ndërtimin, ndonëse u rrit me 46% në 17 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e dhënë mbetet e njëjtë si në vitin 2012 kur ishin dhënë vetëm 37 leje! Kjo tregon se një pjesë e madhe e financimit ka ardhur nga jashtë kanaleve bankare.

Më poshtë jepen vlerësimet për të ardhurat nga kultivimi i narkotikëve

Vlerësimi i parë, përmes sasisë së rrënjëve të asgjësuara:

Sipas të dhënave zyrtare gjatë aksioneve masive antikanabis gjatë vitit 2016 janë asgjësuar 1.5 milionë rrënjë.
Nisur nga sasitë e kapura pas aksionit të vjeshtës 2016 vlerësimet janë se është asgjësuar minimalisht më pak gjysma e prodhimit. Pra rreth 2 milionë rrënjë të prodhuara që janë hedhur në treg ose janë stok ende ne magazina.

Burimet nga tregu shpjegojnë se, rendimenti minimal i bimës që ka periudhë kultivimi 6-mujore është 1 kilogram për një rrënjë me një çmim mesatar (përfshirë kostot e prodhimit, përpunimit, magazinimit, transportit) në pjesën shqiptare është mesatarisht 800-900 euro/kg), për shkak të zhvlerësimit të bimës nga superprodhimi. (Të dhënat e fundit nga përgjimet e Dosjes së Habilajve nga prokuroria italiane bënë të ditur se çmimi i shitjes së një kg hashashi në tregun italian ishte rreth 1500 euro, nga të cilat 60% ishte kosto deri sa mbërrin produkti në palën italiane, pra rreth 900 euro).

Kalkulimet, për 2 milionë rrënje, me një ardhur mesatare në anën shqiptare prej 800-900 euro/kg sugjerojnë se vlera e 2 milionë rrënjëve që i kanë shpëtuar asgjësimit është 1.2-1.35 miliardë euro.

Vlerësimi i dytë, sipas sasive të kapura

Një shifër e ngjashme vërtetohet indirekt edhe nga të dhënat e policisë.
Sipas të buletinit zyrtar të Ministrisë së Brendshme gjatë periudhës janar-tetor 2017, bashke me deklaratat prokurorisë së Leçes janë sekuestruar 100 tonë kanabis, nga të cilat 25 tonë në vendin fqinjë.

Duke llogaritur dhe sasinë e kapur në 2016-n janë në total rreth 130 ton.
Sasia e kapur është edhe më e lartë pasi në përllogaritje nuk janë përfshirë sasitë e kapura në Greqi, Gjermani dhe Maqedoni. Vlera e mbetur në ekonominë shqiptare e një kilogrami kanabis është rreth 800-900 euro pas rënies së çmimeve. Në total droga e sekuestruar këtij viti vlerësohet 900-100 milionë euro.

Praktika sugjeron se me një mesatare të përbotshme policia arrin të sekuestrojë një të dhjetën e sasisë, pra sasia e prodhuar arrin në 1300 ton. Ndaj vlera e drogës e kapur nga policia e dhjetëfishuar tregon një të ardhur të mbetur në ekonominë shqiptare me rreth 1 miliardë euro.

Një pjesë e kësaj vlerë tashmë ka hyrë në ekonomi, por sipas burimeve nga tregu stoqet janë të mëdha, pasi grupet e trafikut janë pritje të çmimeve më të larta. Në këto përllogaritje nuk janë përfshirë të ardhurat nga kokaina. Nga janari në gusht policia e shtetit në buletinet mujor të saj ka sekuestruar 17 kilogramë heroinë dhe 1.7 kilogramë kokainë, pa përfshirë kapjet e këtyre substancave narkotike ne vendet fqinjë me origjinë nga Shqipëria.

Burimi: Monitor

Etiketa: 1.3 miliarde eurokultivimi i drogeste ardhurat


Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
Skandali/ Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë hapin faqe erotike gjatë seancave plenare

Këta janë deputetët që kanë futur në Shqipëri mallra pa doganë

Nesër ndryshon ora

Nesër ndryshon ora

Zbulohen të vërtetat e vrasjes së Kenedit

Zbulohen të vërtetat e vrasjes së Kenedit
















TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com