Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, duket se këtë fushatë zgjedhore do të jetë pjesë e fushatës së Rilindjes. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook-un” e tij, ku Armando Sadiku ndër të tjera shprehet se dy golat e Izraelit ja ka kushtuar nr.2 në fletën e votimit, pra Partisë Socialiste. Por vlen të theksohet se Sadiku nuk është i pari nga rradhët e futbollit që përfshihet në fushtë. Para pak ditësh kemi parë edhe Lorik Canën teksa shoqeronte kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Velinë në fushatë.
Në videon e postuar, Rama shkruan: “Faleminderit Kampion? Skuadra jonë është gati për ta ngritur flamurin kuqezi në oborrin e Europës së Bashkuar???? Të bashkuar me një votë kuqezi për nr.✌ne do të bëjmë 4 vitet e ardhshme katërfishin e asaj që kemi bërë në këta 44 muaj për Shqipërinë që Duam me Shtet – Punë – Mirëqenie?”