Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja se cilët janë deputetët që do të marrin mandatet e ministrave të qeverisë “Rama2”

2017/08/27 at 9:46 PM
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja se cilët janë deputetët që do të marrin mandatet e ministrave të qeverisë “Rama2”

Më 2013 kryeministri Rama tha se do të ndjekë një risi në përfaqësimin politik, papajtueshmërinë midis mandatit të deputetit dhe të ministrit.

Pjesa më e madhe e ministrave, përfshirë edhe ministrat e LSI aleate, dhanë dorëheqje nga mandati parlamentar për tia kaluar atë emrit pasues në listën shumë-emërore.

Skandalet që lidhen me de-kriminalizimin në rastin e Lezhës dhe praktika e papajtueshmërisë së mandateve çuan në konsumimin e listës proporcionale të PS dhe kalimin e mandatit të saj të fundit tek LSI.

Siç duket, më 2017 kryeministri Rama nuk do të ndjekë të njëjtën praktikë. Ai nuk ka folur publikisht për vijimin e praktikës së ndarjes së mandateve, megjithëse në statusin e PS është theksuar me forcë standardi i papajtueshmërisë së dy mandateve në nivele politike dhe drejtuese në PS.

Duke iu referuar emrave të kabinetit të ri qeveritar dhe praktikës së vitit 2013 për papajtueshmëri midis mandatave ministra deputetë, atëherë rezulton se do të duhet të kemi 12 deputetë të rinj. Tabela e Institutit të Studimeve Politike dhe projektit monitorues të parlamentit www.deputetim.al paraqet ndryshimet që do të duhej të ndodhnin.

Në qarkun Berat mandati do ti kalonte emrit pasues, Konomi. Në Gjirokastër, për shkak të detyrimit për kuotë gjinore, mandati do ti kalonte një femre kandidate, Artemis Dralo, e angazhuar në Universitetin e këtij qyteti. Në Lezhë mandati do ti kalonte zonjës Jaku, drejtuese lokale e PS, kurse në Shkodër do të duhej të kemi dy emra të rinj, përfshirë biznesmenin Luli, i cili rezultoi fitues në Pukë, por në vend jofitues në listën proporcionale. Ne Korce vjen Ardit Petrika ne vend te ish zvkryeministrit Peleshi. Në Tiranë do të siguronin mandate juristi Braho, ish figurë e rëndësishme e LSI, kreu i FRESH Hyska, ish ministrja Harito, një emër nga stafi i ish ministrit Tahiri si dhe juristja Hobdari. Në Vlorë mandati i ministrit Gjiknuri do ti kalonte emrit të parë grua të listës së mbetur, konkretisht Eloma Hodaj (Kurti), shefe kabineti e kryetarit të bashkisë Vlorë. Pesë qarqet e tjera, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier e Kukës nuk kanë ministër.

A do të mbahet premtimi i vitit 2013 për ndarje mandatesh minister – deputet? A do të kemi një sjellje të re më “pragmatiste” nga kryeministri për të qenë i sigurtë se emrat pasues të listës nuk do jenë problematikë për të, siç është rasti i zotit Braho, de facto i LSI dhe de juro në listën e PS? Deri tani ende nuk ka vendim, por sipas praktikës së deritanishme, vendimet politike në PS dhe në politikën shqiptare nuk kanë ndonjë standard institucional, nuk bazohen në statute apo rregulla etike, por  varen kryesisht nga projekti personal i kryetarit, nga interesat ditore dhe nga nevoja që lidhen me rrethana rast pas rasti. (ISP – Instituti i Studimeve Politike).

Ju sugjerojmë

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave
Kryesore

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave

16 Qershor, 2025 5:06 pm
U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti
Aktualitet

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti

16 Qershor, 2025 4:34 pm
Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj
Aktualitet

Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj

16 Qershor, 2025 4:18 pm
Samiti i SEECP/ Begaj: Shqipëria, me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian
Aktualitet

Samiti i SEECP/ Begaj: Shqipëria, me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian

16 Qershor, 2025 4:03 pm
“Ju kanë urdhëruar bandat”/ Albana Vokshi: S’ma mbyllni dot gojën! Turp që…
Aktualitet

“Ju kanë urdhëruar bandat”/ Albana Vokshi: S’ma mbyllni dot gojën! Turp që…

16 Qershor, 2025 3:47 pm
Shkolla Verore/ Manastirliu: Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar
Aktualitet

Shkolla Verore/ Manastirliu: Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar

16 Qershor, 2025 3:29 pm
Tabaku kërkon debat për zgjedhjet/ Balla: Me rinumërimin s’po ju del asgjë
Aktualitet

Tabaku kërkon debat për zgjedhjet/ Balla: Me rinumërimin s’po ju del asgjë

16 Qershor, 2025 3:16 pm
Presidenti Bajram Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP
Aktualitet

Presidenti Bajram Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP

16 Qershor, 2025 3:07 pm
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Aktualitet

Arratiset i ndaluari/ AMP pezullon nga detyra 3 punonjës policie në Elbasan

16 Qershor, 2025 2:57 pm
Lezhë/ Bie në një shpellë 20 metra të thellë qytetari, dyshohet të ketë humbur jetën
Aktualitet

Lezhë/ Bie në një shpellë 20 metra të thellë qytetari, dyshohet të ketë humbur jetën

16 Qershor, 2025 2:46 pm
Para

Patozi komenton qeverinë e rë: Mos shikoni ngjyrën e timonit, por veset e timonierit

Alarmante/ Në 5 minuta terroristët mund të vrasin 100 deputetë

Alarmante/ Në 5 minuta terroristët mund të vrasin 100 deputetë

Mos shihni më telenovela, ja çfarë thonë shkencëtarët

Mos shihni më telenovela, ja çfarë thonë shkencëtarët

TE FUNDIT

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
16 Qershor, 2025

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave
16 Qershor, 2025

Parlamenti miratoi me 72 vota pro projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar...

Lexo më shumë

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?
16 Qershor, 2025

Pas bisedës telefonike më 14 qershor, që u përqendrua në shpërthimin e luftimeve në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan, Donald...

Lexo më shumë

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti
16 Qershor, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë së Korçës, ka shpallur fajtor 21-vjeçarin, Dritson Kurti, pēr veprën penale “marrëdhënie seksuale me tē...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com