Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qënë i pranishëm në betimin e Ilir Metës si presidenti i ri i Shqipërisë. U përfol se menjëherë pas betimit Meta dhe Berisha kanë pasur një shtrëngim duarsh si edhe kanë shkëmbyer disa fjalë. I pyetur për ato çfarë i tha Metës, Berisha u përgjigj:
“Ja bëra urimin, i uroj suksese në detyrë”
Ndërkaq, Meta është shkëmbyer edhe me Pandeli Majkon i cili shprehet se i tha: “Me krahë të lehta ia thashë”.