Dita e inagurimit nuk ishte e rëndësishme vetëm për presidentin e SHBA-së…
Ishte gjithashtu një moment i rëndësishëm edhe për parukierin dhe grimeren e Zonjës së Parë. Nicole Bryl dhe Mordechai Alvow kishin nderin të kujdeseshin për pamjen e Melania Trump-it, përgatitjet e së cilës nisën disa ditë para.
Sigurisht që një Zonjë e Parë si ajo do të trajtohej me produktet më të mira duke kapur kështu një çmim prej 901 dollarësh, me produkte sigurisht artizanale. Një grim në dukje i thjeshtë, por i trajtuar deri në detaj si dhe një model flokësh i stiluar enkas për të mos u “përzier” me kostumin e saj njëngjyrësh me linja të drejta nga Ralph Lauren, sigurisht që e bënë atë të shkëlqente!