Sekretari për mediat i presidentit amerikan Barck Obama, John Earnest, publikoi të ardhurat vjetore të shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe zëvendësit të tij Xho Bajden.
Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel raportojnë të ardhura neto të përbashkëta 436 mijë dollarë. Për këto, çifti presidencial ka paguar plot 81.472 dollarë taksa.
Norma efektive federale e tatimit mbi të ardhurat për presidentin në SHBA-ve është 18.7 për qind.
Çifti presidencial mësohet se ka dhuruar për bamirësi 64 mijë dollarë, 14.7 për qind e të cilave janë shpërndarë në evente të ndryshme në botë.
Ndërkohë zëvendëspresidenti Bajden, për vitin 2015 ka pasur 392 mijë dollarë të ardhura, për të cilat ka paguar 91.546 dollarë taksa./Shekulli