Këngëtari i grupit Babastars, Cozman, ka bërë paraqitjen e tij të parë publike pas incidentit me Noizyn. Cozman dhe Noizy u përfshinë në një incident fizik dhe të armatosur në qendër të Prishtinës. Cozy u arrestua dhe u mbajt 48 orë në parabrgim, teksa masa iu vazhdua për 1 muaj Albert Krasniqit, shokut të ngushtë të reperit të Babastars, i cili u përfshi në incident. Dhe pasi u lirua rreth orës 15:00, Cozman ka bërë postimin e parë në Snapchat. Ai me këtë foto ka shuar spekulimet e mediave të cilat pohuan se Cozman pësoi lëndime në fytyrë nga Noizy, me një foto të para 1 viti, shkruan Telegrafi. Në këtë foto Cozy shfaqet pa asnjë shenjë dhe në gjendje optimale. Në mbishkrim të fotos ai ka shkruar: “Më mungon vëlla”.