Shqipëria është hartën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga tërmetet dhe për këtë arsye është domosdoshmëri sigurimi i banesave dhe pronës, nga fatkeqësi të tilla. Shqetësimi ngrihet nga sizmiologët në vend, të cilët marrin shkas nga tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë dhe shkaktoi dëme të shumta dhe qindra viktima në njerëz, por edhe ai i fundit në Maqedoni, ku lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri.
Qytetarët janë të vetëdijshëm për rrezikun nga tërmetet dhe thonë se është shumë e nevojshme të sigurohen banesat, pasi kostot në rast fatkeqësie janë të papërballueshme.
Duke qenë së Shqipëria është e rrezikuar nga lëkundjet sizmike edhe kompanitë e sigurimeve thonë se është e nevojshme sigurimi i banesave dhe pronave, pasi në të vërtetë në Shqipëri mungon një kulturë e tillë. Në 100 shtëpi, vetëm 2 sigurohen.
Si vendet më të prekura nga tërmetet në Shqipëri, sizmiologët rendisin Durrësin, Shkodrën, Vlorën, Lushnjen, Elbasanin dhe Dibrën. Sipas të dhënave online për tërmetet, vetëm të martën, Europa ka patur tre lëkundje, ndërsa në 7 ditët e fundit, numri tërmeteve është 8.