Robert Berisha ka zbuluar një gjë interesante për çiftin e famshëm. Gjatë një interviste të mëhershme në “Kosovare” me çiftin tashmë më të përfolur në botën e shou-bizit, në vitin e parë teksa ishin njohur ndërmjet veti, u pyet Robertin: Pas sa jave të njohjes shkëmbyet puthjen e parë?
“Jemi puthur katër muaj pasi jemi njohur. Ishte e vështirë Nora”, thotë Roberti, duke treguar se kanë ndikuar në masë të madhe edhe fjalët e miqve, duke i thënë që të ketë kujdes me Norën, sepse është vajzë e mirë dhe e sjellshme. Andaj, edhe kisha frikë se mos po e humbi”, përfundon ai./ Ekpress