Dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin mbërritën sot në orën 10:00 në selinë e Partisë Demokratike ku diskutuan më shumë se 90 minuta në lidhje me reformën në drejtësi dhe dhanë mesazhet e tyre që edhe publikusht kanë nënvizuar se ajo duhet të përmbyllet sa më shpejt.
Kanë qenë deputetët Edi Paloka dhe Jorida Tabaku që i kanë pritur tek dera, ndërsa ajo që ra në sy ishte mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë mbledhje.
E pyetur nga “Panorama”, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli ka shpjeguar edhe arsyet e mungesës së ish-kryeministrit në këtë takim.
“Mungesa e zotit Berisha ne mbledhje eshte normale pasi ai ka takime konstante me ambasadoret per reformen ne drejtesi. Nderkohe ambasadoret sot jane ne mbledhje per te brifuar deputetet e tjere te PD” tha ajo.