-Shëndeti

Ja pse meshkujve mund të mos u ngrihet…


               Publikuar në : 02:30 - 29/03/16 |
b.f

Psoriasis është një sëmundje që shkakton njolla të kuqe, të cilat shfaqen në lëkurë. Kjo është e lidhur me problemet e shëndetit, të tilla si diabeti ose tension i lartë i gjakut.

Studimet thonë se 53% e meshkujve që e kanë këtë sëmundje kanë si rrjedhojë edhe mos-ereksionin. Shkencëtarët thonë se kjo mund të jetë për shkak se qarkullimi i gjakut është i kufizuar në penis.

Psoriasis gjithashtu mund të shkaktojë probleme psikologjike që ndikojnë në seks, thonë ekspertët.
Meshkujt me psoriasis janë shpesh ata me kile të tepërta ose që kanë elemente të tjerë rreziku kardiovaskular, që mund të kufizojnë qarkullimin e gjakut në trup,duke përfshirë edhe penisin.

329E6B7C00000578-3512624-image-a-15_1459180866422

“Psoriasis mund të zhvillohet në penis dhe mund të kontribuojë në dhimbje dhe parehati gjatë seksit, përveç çështjeve të imazhit të trupit”, thotë Dr Alejandro Molina-Leyva, një dermatolog nga Spanja.

Dr Molina-Levya, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, thotë për Reuters: “Kjo sëmundje ka edhe pasoja psikologjike, duke përfshirë këtu ankthin, depresionin, ndrojtjen e trupit të tyre dhe vetëbesim të ulët lidhur me dëshirën seksuale.”
Meshkujt të cilët kanë këto simptoma duhet ti drejtohen sa më parë një dermatologu. Do të ishtë mirë që të ndiqnin një dietë strikte, të merren me aktivitet fizik, të mos konsumojnë alkool dhe duhan.

Burimi : Daily Mail/Opinion.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas