Meghan Markle është hiti i momentit, ajo krijon zhurmë kudo që shkon dhe të gjitha mediat anë e mbanë botës shkruajnë për të. Që kur u martua me Princ Harryn ajo ka marrë pjesë në disa pritje zyrtare të familjes mbretërore dhe gjithmonë është dukur mahnitëse, por ka diçka bezdisëse në look-un e saj.
Ndërsa vetë këpucët që vesh janë shumë të bukura, ato janë qartësisht shumë të mëdhaja në masë. Me siguri çdo stilist në botë do të dëshironte shumë të vishte Dukeshën e Sussex-it, kështu që pse ka ngecur me këpucët e gabuara?
Mesa duket kjo është e mirë mënduar nga Markle, por edhe shumë personazhe të tjerë publikë që bëjnë të njëjtën gjë. Të veshësh këpucë në masë më të madhe parandalon krijimin e kallove.
Personazheve si Meghan që u duhet të mbajnë taka veshur për periudha shumë të gjata kohe u enjten këmbët, dhe nga enjtja formohen kallot. Sipas ekspertëve të modës, përveç kësaj një arsye tjetër është edhe fakti që Meghan mund të jetë mes dy masash këpucësh, dhe ajo zgjedh masën e madhe në vend që t’i veshë më të ngushta./Opinion.al