Personi i shenjës së Luanit udhëheq ju dhe gjithë të tjerët. (Po, po, unë e di se kjo nuk është e vërtetë, por ju lutem mos ia thoni atij. Kjo do tia thyejë zemrën e madhe, të ngrohtë dhe të vetëkënaqur.) Më e mira është që të përdorni humorin me të. Pastaj ai do të mjaullijë, në vend që të hungërrijë me të madhe dhe tju frikësojë ju për vdekje. Luani qëndron midis të qenit i shoqërueshëm dhe energjik dhe të qënit i plogësht, si dhe zotëron një ulërimë të fuqishme. Nëse ju doni të studioni luanin madhështor, duhet të shkoni nëpër të gjitha vendet plot gjallëri dhe dritë të qytetit. Të paktën gjysma e njerëzve që do të shihni që jetojnë në këtë stil, do të jenë të shenjës së Luanit. Ata pëlqejnë të jetojnë në majë të ndërtesave të larta dhe i urrejnë vendet e mërzitshme dhe të errëta.
Nëse ju shihni një person i cili skuqet me lehtësi, sigurohuni që mos ta ngatërroni skuqjen nga turpi me nxehtësinë që vjen nga krenaria apo egoja. Ka shumë ndryshim midis këtyre dy lloj skuqjeje.Fytyra e tij mund të jetë e kuqe, sepse ai është sforcuar shumë gjatë stërvitjes në palestër. Faqet e tij mund të jenë rozë, sepse para tij sapo kaloi vajza e ëndrrave të tij. Por ngjyra e tij rozë e ndezur nuk është shkaktuar nga turpi apo ndrojtja. Nuk ka njerëz të shenjës së Luanit të turpshëm. Ata thjesht pretendojnë se janë të turpshëm apo të ndrojtur. Është e rëndësishme ta mbani mend këtë fakt.Ka shumë pak Luanë që janë të ndrojtur. Mos lejoni që mjaullima e tyre e butë tju vë në lojë. Edhe personi i shenjës së Luanit me natyrën më të butë , ka brenda vetes dëshirën dhe të drejtën mbretërore për të sunduar miqtë dhe familjen, ndërsa qëndrojnë dhe shohin vjedhurazi nga prapa perdeve dhe presin mundësinë e tyre për të dalë në skenë. Nëse nuk më besoni, thjesht zgjidhni një Luan të qetë që pretendon se është një njeri i ndrojtur dhe sulmojeni te krenaria e tij. Merrini atij diçka që ai beson se i takon me të drejtë, ose jepini urdhëra dhe trajtojeni pa respekt. Ju do të dëgjoni ulërimën e asaj maces së urtë në dukje, të dëgjohet deri te kopshti zoologjik. Duhet një shpirt i guximshëm për të sfiduar atë, kur ai është duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e tij. Disa Luanë mund të zbuten me kalimin e moshës, por Luani i vërtetë kurrë nuk e ul kokën e tij krenare. Kurrë!
Sa për tiparet fizike të kësaj shenje Dielli,femrat kombinojnë hijeshinë me fuqinë e fshehur. Fuqia e tyre maskohet nën natyrën e butë, zakonisht të qetë dhe të qëndrueshme. Por mos harroni se luanesha është gjithmonë e gatshme të hidhet në sulm, në qoftë se ajo ndihet e kërcënuar. Kthetrat e saj janë të mbuluara, por të mprehta.
Ju do të vini re një stil komandues dhe një pamje hijerëndë, ndërsa personi i shenjës së Luanit, shikon njerëzit e tjerë që ndodhen poshtë tij. Zakonisht, lëvizjet dhe të folurit janë të llogaritura dhe të planifikuara. Njerëzit e shenjës së Luanit rrallë flasin shpejt, ecin apo vrapojnë me shpejtësi (vetëm nëse ka ashedente një Dash, Binjak apo ndikim mbizotërues të Hënës, për shembull). Ju nuk mund ta injorojë një Luan për kohë të gjatë, kur ndodheni në një grup. Ai do të vendoset në qendër të skenës me deklaratat dhe veprimet e tij impresionuese -ose do të vijë vërdallë hijerëndë dhe i menduar, derisa dikush të nxitojë drejt tij dhe ta pyesë se çfarë nuk po shkon mirë. Shumica e njerëzve të shenjës së Luanit, sidomos femrat, kanë sy me ngjyrë kafe të errët, që fillimisht janë të butë, pastaj mund të ndizen dhe të digjën nga zjarri; shpesh janë në formë të rrumbullakët dhe me pakëz bisht. Flokët janë të errët ose të kuq në bjond dhe zakonisht me onde, të fryra dhe shpesh me një stil të pakujdesshëm dhe të çrregullt.
Këta njerëz të kësaj shenje kanë një efekt të çuditshëm te njerëzit, që është për të qeshur kur e shikon. Është e vështirë të qëndrosh përballë Luanit pa e mbajtur trupin drejt- barkun e tërhequr dhe shpatullat prapa. Unë me të vërtetë nuk e di pse në njerëzit e tjerë imitojmë mënyrën mbretërore të Luanit- ngaqë na duhet kur përballemi me të apo për të mbledhur guximin teksa presim të marrim një leksion të mundshëm, sepse ata pëlqëjnë shumë të japin këshilla falas. Ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme për tju thënë në mënyrë mospërfillëse, saktësisht se si ju duhet të menaxhoni jetën tuaj.
Kjo dashuri ndaj mësimdhënies është arsyeja pse shumë njerëz të shenjës së Luanit përfundojë si edukatorë, politikanë dhe psikologë. Gjëja irrituese është se ata janë mjaft të mirë në racionalizimin e gjërave dhe zbutjen e problemeve në jetën tuaj. Sa keq që ata nuk mund të menaxhojnë punët e tyre me kaq lehtësi dhe zgjuarsi sa këshillojnë të tjerët. Megjithatë, kjo është ajo që e bën Luanin aq të çiltër dhe të dashur; superioriteti i tij i sinqertë dhe aftësitë e shkëlqyera, përzier me njëdobësi dhe trasparencë të madhe të egos. Luani krenar dhe dinjitoz kaq vulnerabël dhe i pambrojtur? Po, me të vërtetë! Ai lëndohet thellë kur ju nuk respektoni diturinë dhe bujarinë e tij. Për ta mbajtur nën kontroll dhe të qetë, thjesht bëjini qejfin atij. Nëntë herë nga dhjetë, ai do të kthehet nga një bishë e zhurmshme në një kotele të bindur, tëturpshme, pothuajse të kruspullosur nga ngrohtësia e komplimenteve. Kjo dobësi është si beteja e Vaterlosë për shumë njerëz të shenjës së Luanit. Ndërkohë që krenaria është “thembrën e tije Akilit”. Ta bësh qejfin është shumë e rëndësishme për të; mungesa e respektit e tërbon dhe e zemëron atë dhe të dy këto ekstreme e bëjnë atë të paaftë për të gjykuar në mënyrë të balancuar. Ka disa njerëz të shenjës së Luanit që i kontrollojnë këto tendenca me sukses, por e vërteta ështe se këto prirje janë gjithmonë të fshehura nënkëtë shenjë të Diellit dhe të pranishme në një farë mase pothuajse te të gjithë njerëzit e shenjës së Luanit.
Testojeni atë ndonjeherë. Gjatë orës së marrjes së leksioneve, ndërpriteni atë me takt dhe shprehini mikut tuaj të shenjës së Luanit, se pulovra e re i rri për mrekulli dhe ai duket shumë mirë. Rezultati do të jetë ndoshta një ndryshim i menjëhershëm nga pamja hijerëndë tek një njeri i skuqur flakë nga turpi që ju thotë: “Me të vërtetë mendon se më shkon?” Në shumicën e rasteve, të komplimentosh pamjen e jashtme funksionon po aq mirë sa të vlerësosh intelektin e tij.
Personii shenjës së Luanit thjesht nuk mund të mos ndihet superior si dhe të sillet në mënyrë dramatike herë pas here. Një nga fëmijët e mi ka patur një mësues të lindur në Gusht. Ajo u kthye në shtëpi nga shkolla një ditë dhe më tha, “Mami, mësuesi im është kaq qesharak. Ai është jashtėzakonisht i zgjuar për gjithçka, por ndonjëherë ai vjen vërdallë nëpër klasë duke ngritur duart lart e poshtë në ajër dhe duke bërtitur: Unë jam i rrethuar nga idiotë! ‘ Ne gjithmonë qeshim nën hundë, sepse e dimë se ai nuk i ka me gjithë mend ato që thotë”. I shkreti Luan, edhe fëmijët e vegjël e dinë se ulërima e tij është më keq se kafshimi i tij. Megjithatë më takon tju kujtoj se ju mund të hasni një Luan me një ndikim të madh nga planeti Mars apo Mërkuri dhe me një ashedente Akrepi. Në këtë rast kafshimi do të jetë më i keq së çdo gjë tjetër, por po i referohem tani Luanit tipik. Në shumë mënyra, Luani është jashtëzakonisht i zgjuar. Ai rrallë do të harxhojë energjinë e tij duke u përpjekur që të nxjerrë ujë nga një tokë e thatë, siç mund të bëjë shpesh një njeri i shenjës së Dashit. Kjo e bën atë një organizator të shkëlqyer dhe një delegues të mençur të detyrave. Urdhërat e tij janë çuditërisht efektive kur nuk përdor tone dramatike, sepse ai mund të jetë një mjeshtër i bisedës apo ligjëratës së drejtpërdrejtë, edhe nëse ajo vjen pakëz era e art skenik.Njeriu i shenjës së Luanit e shpreh miratimin e tij në mënyrë bujare dhe haptazi; madje ai mund të bëjë komplimente të tepruara, të cilat mund tju bëjnë me turp. Ai gjithashtu nuk është aspak i turpshëm në lidhje me indinjatën apo pakënaqësinë e tij. Zakonisht, çfarëdo që ai thotë, e ka me gjithë mend. Sido që ai të sillet, i qetë apo i acaruar, ai do të lë përshtypje te të tjerët.
Mënyrat mbretërore të kësaj shenje Dielli janë të shkëlqyera, nëse njeriu i shenjës se Diellit, Luani, është i zoti apo zonja e shtëpisë. Ata do tju bëjnë të ndiheni sikur jeni duke u argëtuar në një pallat mbretëror. Njerëzit e shenjës së Luanit, do tju ofrojnë mysafirëve të tyre ushqim të shumëllojshëm dhe të shkëlqyer, verë të mirë, gra të bukura dhe muzikë të lehtë.
Një temë e zakonshme për të cilën mund të diskutosh lidhur me një person të shenjës së Luanit është romanca dhe dashuria. Nëse do jeni të vëmendshëm, keni për të vënë re se nuk do të hasni shumë njerëz të kësaj shenje të pamartuar apo të vetmuar. Nëse takoni një të tillë, mos krijoni një mendim përfundimtar, pa kontrolluar të gjitha skutat e errëta të jetës së tij. Zakonisht pranë çdo Luani, vjen vërdallë një dashnor/e e fshehtë. Ai mund të mos ketë qenë i martuar kur e keni takuar në momentin e parë, por ndoshta do të jetë i dashuruar ose gati për të rënë në dashuri, apo sapo të jetë ndarë nga një dashuri e madhe dhe qëndron para teje me një vështrim prekës dhe të humbur. Krenaria e zjarrtë e Luanit, bën që shumë lidhje dashurie dhe martesa të shkatërrohen. Një njeri i shenjës së Luanit, që ka humbur të dashurin/dashurën e tij/saj zakonisht ka një pamje të kobshme kur e shihni, por kur krenaria i tij lëndohet nga partneri/ja, kjo pamje e trishtuar ia lë vendin ashpërsisë dhe egërsisë. Megjithatë, nuk ka njeri tjetër që mund sillet me më shumë dinjitet, apo ti përshtatet me më shumë kurajo kushteve dëshpëruese me besim absolut dhe optimizëm, kur është e nevojshme.
Duke qenë se falja dhe simpatia janë pjesë e natyrës së brendshme të Luanit, lidhjet janë po aq të shpeshta në jetën emocionale të Luanit sa edhe ndarjet; sapo fishekzjarret e dinjitetit të lënduar shpërthejnë, ai mbetet vetëm. Ai është pothuajse në çdo moment në mes të pasionit, jo vetëm me seksin e kundërt, por edhe me vetë jetën. Jeta pa dashuri, për të dyja gjinitë, është si një dhomë pa oksigjen. Dielli nuk ndriçon më, kur romanca vdes!
Këta burra dhe gra kurrë nuk mbështeten te të tjerët. Në vend të kësaj, ata preferojnë që të tjerët të mbeshteten tek ata. Njerëzit në nevojë dhe të pafuqishëm janë si një thirrje për ta. Njeriu i shenjës së Luanit, mund të ulërijë në menyrë teatrale se të gjithë po varen tek ai dhe se ai është i detyruar që ta mbajë në supe gjithë këtë ngarkesë, por mos i kushtoni vëmendje ankesave të tij. Në të vërtetë ai e adhuron ketë situatë. Mundohuni ta çlironi nga ngarkesat e tij ose ti ofroni ndihmë dhe do shihni sesa shpejt dhe me përçmim ai do të refuzojë ndihmën tuaj. Ajo çfarë ai preferon të shmangë, është ndihma financiare. Edhe pse ai shpesh mund të jetë pa lekë në xhep, ai është gjithmonë i sigurt se do të gjejë ndonjë mënyrë që paraja të vijë në xhepat e tij së shpejti.
Nuk ka “të mesme e artë” për këtë shenjë të Zodiakut. Ata ose janë tmerrësisht të pakujdesshëm ose janë absolutisht të rregullt dhe të aftë. Nëse atyreju pëlqejnë “thashethemet”, do të ndihen të lënduar apo të lënë jashtë në qoftë se diçka po ndodh rreth tyre dhe ata nuk janë në dijeni. Luanët janë me këmbë në tokë si natyrë. Është e vështirë për ti bërë të devijojnë rrugën që kanë nisur, edhe pse ata vetë mund ti ndikojnë të tjerët me oratorinë e tyre bindëse. Ata kanë dëshirë të grumbullojnë gjëra rreth vetes, vetëm që të kenë mundësi tua shpërndajnë të tjerëve, por pasi ti kenë dhënë vetes së tyre një fron të artë me jastëqe të mbushur me pupla. Në një moment këta njerëz mund të tregojnë se janë shumë energjikë, momentin tjetër mund ti shohësh të përgjumur, teksa ngrohen ne diell si një mace e vërtetë. Është për tu theksuar se kur ata punojnë, punojnë me të vërtetë. Kur luajnë, luajnë tamam. Edhe kur vendosin të pushojnë dhe relaksohen, e bëjnë në mënyrën më të plotë të mundshme.
Kur një problem emergjent i ndodh një personi të shenjës së Luanit, edhe ai vetë do të habitet me mënyrën sesa mirë e menaxhon situatën; ai do përballet me të me kurajo , pa i bërë bisht përgjegjësive të tij, duke ndihmuar të pafuqishmit, duke mbrojtur të frikësuarit (edhe pse ai mund të jetë dy herë më i frikësuar brenda tij), duke e lënë mënjanë qëndrimin melankolik dhe duke i kryer përgjegjësitë me vërtetësi dhe me kurajo. Kjo është natyra e lindur e Luanit, i cili do të shkëlqejnë pasi të përfundojë faza e joshjes dhe argëtimit aq të dashur për të.
Luani është një mik me të vërtetë besnik, po aq sa një armik i drejtë, por i fuqishëm, kreativ dhe origjinal, qoftë nëse është një Luan i qetë apo ekspresiv (sepse janë dy lloje). Ai vishet me rroba të lavdishme, të përshtatshme për personalitetin e tij të gjallë dhe plot me ngjyra. Ne e anashkalojmë arrogancën e tij, ndonjëherë egoizmin e tij të tepruar, apo sjelljet qesharake të krenarisë dhe përtacisë, sepse zemra e tij, ashtu si metali i shenjës së tij, është si ari i pastër.
Personalitete të famshme të shenjës së Luanit
Gracie Alien, Lucille Ball, Ethel Barrymore, Bernard Baruch, David Belasco, Napoleon Bonaparte, Walter Brennan, Robert Burns, Fidel Castro, Julia Child, Arlene Dahl, Cecil B. DeMille, Eddie Fisher, John Galsworthy, Alfred Hitchcock, Aldous Huxley, Carl Jung, Jacqueline Kennedy, Princess Margaret Rose, Musolini, Ogden Nash, Dorothy Parker, Walter Scott, George Bernard Shaw, Percy Shelley Bysshe, Robert Taylor, Mae West