Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja pse leximi ju bën të lumtur

2016/10/03 at 1:06 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja pse leximi ju bën të lumtur

Lajmi i mirë është se të lexosh të bën të lumtur. Por ndërkohë që leximi bëhet gjithnjë e më shumë fragmentar, e që më shumë se sa me paragrafë apo kapituj, përbëhet nga statuse online apo hashtag, shtohen kërkimet e studimet që tregojnë gjithë përfitimet që vijnë nga leximi i një libri.


Leximi ndryshon në mënyrë të thellë funksionimin e trurit. Në veçanti, ata që lexojnë romane zhvillojnë një nivel ndjeshmërie më të lartë, cilësi që është vënë re te fëmijët (në të kundërt, ata që shikojnë televizor për një kohë të gjatë, janë më të mbyllur në vetvete). Jo rastësisht praktika e biblioterapisë është në gjendje të kurojë disa çrregullime emocionale.

Ceridwen Dovey, në një artikull për The New Yorker, shpjegon se si na ndihmon leximi…në 10 pikat e mëposhtme.

1.Dikush ju dëgjon
Biblioteraupeuti ju dëgjon. Një nga kënaqësitë më të mëdha të leximit është ndarja e emocioneve e ndjesive të provuara në faqet e librit me dikë që është vërtet i interesuar në atë që keni lexuar.

2.Përballja me veten
Midis lexuesit dhe librit lind një dialog i heshtur, ku përfitimi është reciprok. Lexuesi reflekton mbi veten, ndërkohë që përjeton ngjarjet e personazheve në libër.

3.Spiritualitet i thjeshtë, por jo banal
Shpesh, temat që lidhen me shpirtin trajtohen me terma shumë fisnikë, ose në anën tjetër, në nivele metafizike ose predikuese. Të lexosh emocionet e tua në një libër do të thotë t’i shikosh ato nga perspektiva të ndryshme pa rënë në përsëritje dhe reflektime banale.

4.Përjetimi i përvojës personale
Në çdo libër janë të pranishme ngjarje e situata shpirtërore që na çojnë të kujtojmë përvojat personale. Kjo është një mundësi për lexuesin që të kthehet pas në të kaluarën e të mendojë e meditojë mbi veprimet e tij.

5.Çfarë libri më këshillon?
Biblioterapeuti është një person me një kulturë të gjerë, që gjithnjë e di, në varësi të gjendjes suaj shpirtërore, çfarë libri t’ju këshillojë në një moment të caktuar.

6.Të udhëtosh përtej
Të lexosh një libër do të thotë të zvogëlosh hapësirën që ndan Unin nga pjesa tjetër e universit. Virginia Woolf thoshte: “Libri na ndan në dy pjesë”, pasi leximi eliminon egon dhe siguron bashkimin e përjetshëm me një mendje tjetër.

7.Çdokujt të tijën
Biblioterapia nuk është e vetmja terapi. Për shembull ekzistojnë qarqe leximi për të burgosurit, të moshuarit e prekur nga demenca, ku diskutimi mund të zhvillohet mes dy a më shumë personash.

8.Një traditë mijëvjeçare
“Ky vend shëron shpirtin” është një mbishkrim i gjetur në një bibliotekë në Tebë, në kohën e grekëve të lashtë. Një shprehje e Ciceronit thotë se “një shtëpi pa libra është si një trup pa shpirt”. Sigmund Freud, shekuj më pas, i bazoi studimet e tij edhe në analizat psikologjike të romaneve të shekullit të 19. Dekada më vonë, William Menninger përhapi për herë të parë metodat e biblioterapisë në komunitetet shkencore.

9.Libri i duhur në momentin e duhur
Zakonisht lexohet edhe kur çdo gjë shkon mirë. Por në momentet më të errëta, në periudhat më të vështira të jetës, libri i duhur në momentin e duhur mund të ofrojë zgjidhje të papritura të problemeve që ju shqetësojnë prej kohësh. Gjithsesi, kurdoherë, leximi ka një funksion ngushëllues.

10. 10, 100, 1000 libra
Së fundi, përjetimi. Leximi aktivizon të njëjtat gjëndra të trurit që aktivizohen kur jeni duke përjetuar një përvojë drejtpërdrejt. E nëse ndokush që është alergjik ndaj librave mund të jetojë një jetë të vetme, të vetën, ai që lexon do të njohë mijëra njerëz të ndryshëm që jetojnë në qindra botë të ndryshme.

Etiketa: leximilumturi


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 gusht 2025

7 Gusht, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025 8:05 am
Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp
Life Style

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

5 Gusht, 2025 11:32 am
“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja
Life Style

“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja

5 Gusht, 2025 11:11 am
Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare
-Kulturë

Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare

5 Gusht, 2025 10:32 am
Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
Life Style

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

4 Gusht, 2025 9:36 pm
5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza
Life Style

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

4 Gusht, 2025 4:58 pm
Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca
Life Style

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca

4 Gusht, 2025 4:24 pm
Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
-Teknologji

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?

3 Gusht, 2025 3:16 pm
A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale
Life Style

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

2 Gusht, 2025 3:12 pm
Para
Ish-shefja e kabinetit në Ministrinë e Kulturës lë politikën për artin

Ish-shefja e kabinetit në Ministrinë e Kulturës lë politikën për artin

Reformë euro-amerikane, amnisti për kryeministrat dhe zgjedhje të reja

Cikli reformator i Ramës duhet të vazhdojë

REPLIKA/Çili kërkon një mandat të dytë për Ramën. Bushati: S’përpiqem të të kuptoj por vetëm qesh

REPLIKA/Çili kërkon një mandat të dytë për Ramën. Bushati: S’përpiqem të të kuptoj por vetëm qesh
















TE FUNDIT

The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
7 Gusht, 2025

Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan Lea Ypi, një akademike shqiptare, në një libër që do të botohet së...

Lexo më shumë

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën
7 Gusht, 2025

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë...

Lexo më shumë

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
7 Gusht, 2025

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë që jetojnë në lagjet al-Daraj...

Lexo më shumë

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
7 Gusht, 2025

Kompania izraelite e energjisë NewMed Energy ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 35 miliardë dollarë për të trefishuar gradualisht sasinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com