Autori i librave best seller, J. Randy Taraborrelli ka botuar së fundimi në një biografi të paautorizuar për divën e Pop-it, Beyonce. Ndër të tjera në këtë libër është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë e sherrit mes Solange motrës së Beyonce dhe Jay-Z në ashensor. Në biografinë “Becoming Beyonce”, tregohet se Solange e ka sulmuar kunatin e saj, reperin Jay-Z në ashensor, sepse ai dëshironte të festonte atë mbrëmje me Rihanna-n. Në këtë libër thuhet gjithashtu se Beyonce dhe Jay-Z, janë ndarë për një vit pasi reperi ishte në një lidhje me këngëtaren nga Barbados, RiRi.