Të lash fytyrën me ujë të rrjedhshëm është çelësi për një lëkurë të pastër, por nxehtësia dhe presioni i ujit në fakt shkakton dëme.
Sipas ekspertes së lëkurës Kaye Scott, kjo nuk është ide e mirë sepse një dush i nxehtë mund të shkaktojë dëme në lëkurë, duke çuar në përkeqësim të lëkurës.
Edhe dermatologë të tjerë pajtohen se kushtet e tilla të nxehta për lëkurën tonë janë të dëmshme. Nëse e lani fytyrën me ujë të dushit, ju do ta irritoni atë, thani atë, do t’i dëmtoni qelizat e lëkurës dhe do të bëni që fytyra juaj të duket më e kuqe.
Kështu, dermatologët sugjerojnë ta lani fytyrën me ujë të vakët, jo të nxehtë.