Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt! 

2015/12/23 at 11:09 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt! 

Jetëgjatësia mesatare e njeriut të sotëm është 78 vjet e nëntë muaj e gjysmë. Por, sipas statistikave, një vajzë e porsalindur mund të pritet se mund të jetojë 81 vjet, ndërsa një djalë i lindur në të njëjtin vit mund të pritet se mund të jetojë 76 vjet. Meshkujt janë biologjikisht dhe sociologjikisht në një pozitë më të pavolitshme gjatë gjithë jetës. Këtu janë arsyet.


– Vajzat janë më të forta derisa janë në barkun e nënës: Djemtë në barkun e nënës zhvillohen më ngadalë sesa vajzat, që do të thotë se ata kanë më shumë të ngjarë të vdesin nëse lindin para kohe, për shkak të moszhvillimit të mushkërive ose të trurit, shpjegon Dr. Maria Legato, profesoreshë e mjekësisë klinike në Universitetin Kolumbia.
– Femrat rrezikojnë më pak sesa meshkujt: Lëndimet e paqëllimshme janë shkaku i tretë kryesor i vdekjes në mesin e meshkujve. Në këtë listë, femrat janë në vendin e gjashtë. Por, edhe kjo është një çështje e biologjisë: Pjesa e trurit që ndodhet në pjesën e përparme të kafkës kontrollon përgjegjësinë dhe vlerëson rrezikun, kurse kjo pjesë zhvillohet shumë më shpejt te femrat sesa te meshkujt, thotë Dr. Legato. Kjo është arsyeja pse meshkujt ekspozohen më shumë ndaj rrezikut dhe ndeshen me shumë probleme që mund të jenë fatale, shkruan Zëri.
– Femrat më vonë iu nënshtrohen sëmundjeve të zemrës: Sëmundjet e zemrës janë shkaqet kryesore të vdekjes tek burrat dhe gratë, por burrat preken dhe më shumë dhe ka të ngjarë të vdesin nga kjo, edhe në të tridhjetat dhe të dyzetat e tyre.

Tek gratë mesatarisht zhvillohen sëmundjet e zemrës 10 vjet më vonë se tek meshkujt. Ato janë të mbrojtura prej tyre deri në menopauzë, pasi trupat e tyre deri atëherë prodhojnë shumë estrogjen, i cili i mban arteriet e forta dhe fleksibile.
– Femrat kanë marrëdhënie të mira shoqërore: Miqtë shërojnë. Njerëzit me lidhje të forta sociale kanë 50 për qind më pak gjasa të vdesin para kohe sesa ata me pak kontakte sociale, sipas një studimi britanik nga viti 2010.
“Shumica e burrave e mbajnë stresin dhe shqetësimet e tyre në vetvete, ndërsa gratë shprehen me të tjerët”, shpjegon mjekja. Përjashtime bëjnë burrat e martuar, e cila edhe një herë konfirmon përfundimet e arritura nga shumë studime që sugjerojnë, se ata janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.
– Femrat më tepër kujdesen për shëndetin e tyre: Femrat 24 për qind më shumë vizitojnë mjekun, sipas disa agjencive përkatëse. Në fakt, një e katërta (28 për qind), e meshkujve nuk shkojnë për kontrolle të rregullta. Meshkujt zakonisht mohojnë se ata janë të sëmurë duke zvogëluar simptomat e tyre, sepse ata nuk duan të shkojnë te mjeku dhe të zbulojnë se diçka nuk është në rregull, thotë Dr. Legato./Express



Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë
-Jetë dhe Stil

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

26 Maj, 2025 8:04 pm
Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë
-Jetë dhe Stil

Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë

26 Maj, 2025 6:08 pm
Para
Forbes, Johhny Deep aktori më i paguar

Forbes, Johhny Deep aktori më i paguar

5 gjërat për një mëngjes produktiv

5 gjërat për një mëngjes produktiv

Përse Fron Nahzi, shkruan vetëm për Berishën dhe Metën? Po Rama?

Përse Fron Nahzi, shkruan vetëm për Berishën dhe Metën? Po Rama?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com