Ermal Fejzullahu është shndërruar tashmë në një baba të përkushtuar. Dashurinë dhe krenarinë për familjen e vet ai e ka treguar vazhdimisht, por kësaj rradhe ka një arsye edhe më të veçantë për të shprehur krenarinë ndaj djalit të tij.
Djali i tij, Arti, që ndodhet në klasë të parë, ka arritur rezultate të shkëlqyra në shkollë dhe kjo e ka lumturuar Ermalin.
Ai ka postuar një foto në Instagram ku duken rezultatet e të birit dhe ku shkruan: “Arti, krenohem me ty djali im”