Këngëtarja Elvana Gjata nuk do të jetë në Zvicër këtë fundjavë. Ajo i ka lajmëruar fansat nëpërmjet një statusi në Facebook, se nuk do të marrë pjesë në koncertin e programuar:
“Me shumë keqardhje, me duhet t’ju lajmëroj që për arsye personale, e kam të pamundur të jem me ju në eventin e programuar më datë 04.06 në Bern/Zvicer “PassionBern”. Management është duke diskutuar me organizatorët për të caktuar një datë tjetër sa më të afërt”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Elvanës.