Birce Akalay është bërë e famshme pas rolit të Asllës në telenovelën “Dashuri Bardhë e Zi”. Ajo është një nga aktoret femra që po kthen më shumë sy tek vetja. Edhe në telenovelë ajo ka rolin e një njeriu me zemër të bardhë, por Birce është e tillë edhe në realitet. Birce është një nga aktivistet më të njohura, ajo i adhuron kafshët dhe natyrën. Kësaj here ajo na mallëngjeu edhe një herë pasi ju bashkua shoqatës së fëmijëve me leuçemi.
Shoqata festonte 20 vjetorin e saj. Birce Akalay i ka surprizuar fëmijët duke ardhur krejt paparitur. Fëmijët kanë ekspozuar pikturat e tyre për t’i shitur ato. Akalay ka shpërndarë në Instagramin e saj fotografi të këtyre vizatimeve me nënshkrimin: “Ndonjëherë një vizatim, apo një buzëqeshje, një pyetje e pafajshme, apo një prekje, mund t’u ndryshoj gjithë botën tuaj.”