Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi, është dënuar me tetë muaj burg me kusht, pas një përleshje që kishte pasur në maj të 2015-ës në një klub nate.
Sipas burimeve të “Bild”, 23-vjeçari është dënuar, por akoma dënimi i tij nuk është konfirmuar. Azemi megjithatë ka pranuar gabimin dhe thotë se është penduar, Raporton Koha Ditore.
“Kam bërë një gabim për të cilin jam penduar shumë dhe për këtë tani kam marr përgjegjësinë, edhe pse e konsideroj vendimin pak të rëndë”, ka thënë sulmuesi kosovar.
Në maj të vitit të kaluar Azemi në një disko ishte përleshur me një roje sigurimi dhe një polic.
Sulmuesi aktualisht është pjesë e Greuther Fürth në Bundesliga 2 dhe tani po synon rikthimin pas një aksidenti serioz që kishte pësuar në gusht të 2014-ës.